E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Soldado kalon te Tottenhami

Ne jemi të kënaqur për të njoftuar që kemi arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e Roberto Soldado. Kështu e nisën lajmërimin për transferimin e Soldados, web faqja zyrtare e Tottenham Hotspurs.

Sulmuesi shënoi 80 herë në 146 paraqitje gjatë kohës së tij në Mestalla pasi që ai bashkua nga Getafe në vitin 2010, pasi impresionoi me 29 gola në 60 paraqitjet për këtë ekip.

28-vjeçari e filloi karrierën e tij në Real Madrid, ku shënoi 63 gola në 120 ndeshje të ligës për ekipin B, Real Madrid Castilla. Pastaj ai u huazua te Osasuna në sezonin e vitit 2006 -7 ku shënoi 11 gola në 30 paraqitjet e para se të kalonte te Getafe në vitin 2008. Ai poashtu ka shënuar edhe 11 gola dhe është golashënuesi i gjashtë për kombëtaren e tij./indeksonline/ 

Shuma e transferimit të Soldados në faqen zyrtare nuk është e konfirmuar, por sipas mediave angleze ajo besohet të jetë 26 milion funta, gjë që do të ishte transferi më i shtrenjtë i Tottenhamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›