E Diel, 1 Nëntor 2026

"Airport" sjell në debat Nazarkon Krasniqin dhe Kodrën

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Basha në "Airport" TIRANË - Sonte në “A1Report!”, emisioni "Airport" i drejtuar nga gazetarja Anila Basha me temë “Media dhe politika”. Të ftuar në studio janë Sajmir Kodra, Shpëtim Nazarko dhe Afrim Krasniqi.

Të pyetur për zhvillimin që ka pasur media këto vite, të tre gazetarët janë shprehur për risitë që janë shprehur e janë ndalur më pas, tek probleme të veçanta të pasqyrimit të fushatës nga media të ndryshme.

Saimir Kodra vuri në dukje faktin se ende ekziston mentaliteti që mbështetësit e partive duken vetëm po qe se dalin në fushatë, kurse në fakt, ka shumë ndjekës nga televizori. Kjo mund të provohet me rastin e komedianit Grillo, që në shesh nuk kishte shumë mbështetës, por votat treguan diçka tjetër.

Nazarko tha nga ana e tij se “Kur kam parë Grillon, më është kujtuar menjëhërë një personazh “Njeriu që qesh”. Fjalimet e tij mbaheshin para turmave të vogla. Grillo mbajti pak fjalime i vetëm, kryesisht me media të huaja, por fjala e tij u shumëfishua për shkak të forcës së mesazhit, pa ato marifetet që bën media këtu tek ne, për të shumëfishuar turmat. Në Shqipëri, partitë sjellin kasetat e tyre, por nëse ato kaseta komentohen e bëhen copë, asnjë parti nuk guxon më ta sjellë atë kasetë. Faji është i përbashkët, pra.

Moderatorja e emisionit, Basha ndërhyri, duke sjellë rastin e Kreshnik Spahiut, që ka pretenduar se është bojkotuar nga media si dhe rastin e mitingut të Ramës në Vlorë, që u komentua se nuk ishte në gjendje të mbushte sheshin.

Krasniqi tha se se gazetat proqeveritare janë hapur me të njëjtin numër njerëzish, 170 mijë njerëz, në hapjen e fushatës. Pra, ishte me urdhër. E kundërta ndodh në perëndim. Vetë Obama ka bërë takime të mbyllura më njerëzit në salla të mbyllura.

Nazarko vuri në dukje një fakt se kur Berisha gënjen, është koshient për gënjeshtrën e vet. Këtë e kam konstatuar vetë nga televizioni. "Shtypi i shkruar është i falimentuar dhe në këto kushte, do kërkojë copën e bukës, por gënjeshtra e tij erdhi në mënyrë shumë populiste", - tha ai. - "Berisha propozoi: “Po sikur fshatarëve t’ua japim paratë në dorë?!” Fshatari ynë nuk beson kollaj, por në fund të fundit mendon se ky qenka gënjeshtar nga dora jonë".

A mund të detyrohet administrata të shkojë në mitingje?- ishte një pyetje e gazetares.

“Të detyron”, - tha Kodra, - “patjetër, se është me emër dhe me firmë ajo punë”. Nazarko tha se PS-ja ka qënë më e organizuar me strukturat e saj në 2005-ën, falë sjelljes liberale të Nanos dhe asaj individuale të Ramës, kurse tani nuk e ka më, por këtë po e bën PD-ja. Dhe ato turmat e firmat unë s’i quaj më çudi. Këtë lloj tume e shihje në Shqipërinë e ’85-ës dhe ’90-ës, shtoi ai.

Krasniqi mori shembull rastin e mitingut të Lezhës, ku Berisha në publik përmendi rastin e Mamurrasit dhe Laçit, por asnjë media nuk e kapi faktin që nga kjo zonë nuk ka pasur asnjëhërë kandidat. Ai po ashtu ngriti shqetësimin që me “paratë e buxhetit është ngritur bordi i medias, që do monitorojë zgjedhje. Por, si është e mundur “, - tha ai, - “që në bordin e medias janë dy gazetarë të ZP dhe dy të PD-së? Kjo është bërë për balancim, por duhej ngritur zëri. Probleme të tilla kemi me drejtuesin e TVSH-së, që ka një vit e gjysëm që i ka mbaruar mandati, që firma e tij është e paligjshme, ndaj ç’mund të themi për probleme të tjera në fshat,me fëmijët, me pensionet etj. Pra, ne kemi lejuar maskaradën para syve tanë”.

Basha pyeti: Nëse TVSH-ja mbështet qeverinë, po “Top Channel”, a e mbështet opozitën? Po Klani?

Kodra tha se në emisionin q ëmbuloj, kam marrë përsipër të kritikoj, por nuk besoj se televizioni ka tendencë ndaj së majtës. Fakti që kritikon nuk do të thotë se është i majtë, sepse kështu ka vepruar edhe kur ka qënë Nano.

Krasniqi tha se “TCH” ka vendosur të jetë gjithmonë kritik, ndërsa Klani të jetë gjithmonë me qeverinë. Po marr shembull një lajm ku nga një ndërtesë u rrëzuan katër punëtorë, por këtë lajm nuk e dha asnjë television, sepse pronari ishte i lidhur me një media”.

Kodra ndërhyri: “Po sindikata a e ngriti zërin? Se humbja e jetës së tyre duhej të ishte bërë jehonë nga sindikatat, nga sigurimet etj.”

A ekziston koncepti se analistët janë ndarë se me kë pi kafe Rama dhe me kë pi kafe, Berisha?- pyeti Basha.

Nazarko tha: “Unë gjykoj se roli i analistëve të mirë është shumë më i mirë se para 20 vjëteve. Para se të kishim tv.private, kishim 3 a 4 gazeta, që kishin vlerë me opinionet. Më pask, mori vlerë lajmi. E tani, sërish mori vlerë analiza, sepse të njejtin lajmin e japin tërë median dhe diferencën e bën një analist i mirë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›