Ajaksi “ngrin” bluzën me numër 14 te Krujfit

ASA (Albania Sport Agency)- Ajaksi do të tërheqë bluzën me numrin 14 për nder të Johan Krujfit. Terheqja e fanellës do të behet më 2 prill që koincidon edhe me 60-vjetorin e lindjes së futbollistit të madh. "Johan Krujf është një vlerë e pacmuar për Ajaksin pasi i ka dhënë famë të përbotshme klubit tonë", është shprehur shefi i klubit, John Jaakke. "Kushdo që shikon numrin 14, i referohet Johan Krujfit. Për këtë arsye ne do ta ngrijmë numrin 14 përjetësisht si një homazh për një futbollist të vecantë".
Krujf fitoi tri herë Kupën e Kampioneve si lojtar me Ajaksin në vitet 1971-1973. Ai gjithashtu fitoi me Barcelonën si trajner në vitin 1992.
Roxher mban veshur aktualisht bluzën me numër 14 te Ajaksi.