Pele: “Kristiano Ronaldo, një më të mirë të planetit”

ASA (Albania Sport Agency) - Pele, futbollisti më i madh që ka parë ndonjerë bota e futbollit, e konsideron Kristiano Ronaldon si një nga lojtarët më të mirë aktualë në planet. Pohimin e ka bërë për sitin "Sky Sports". "Diamanti i zi", i botës së futbollit, Pele, pohon se Kristiano Ronaldo, braziliani i natyralizuar si portugez është duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në kampionatin e vështirë anglez. "Kristiano Ronaldo është sot një nga lojtarët më të mirë të planetit, luan shumë mirë në Angli", citohet Pele. "Por, është ende herët për thënë se është futbollisti më i mirë në Botë. Është dhe Kaka, që luan po kaq mirë dhe gjendet në të njëjtin nivel me Ronaldon. Para katër pesë vitesh kishim dhe Ronaldinjon në të njëjtën gjendje. Duhet të presim edhe dy vite të tjerë për Kristiano Ronaldon ta parë nëse do ta ruajë kërë nivel"