E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela kundër Shalkes feston 100 në Bundesligë

Nga Franc Hoxha
ASA (Albania Sport Agency) - Nëse Ervin Skela do të luajë kundër Shalke 04 qoftë edhe një minutë, takim i programuar për ditën e shtunë, më 21 prill në "Arena auf Shalke", fantazisti shqiptar do të plotësojë një shifër shekullore në aktivizimet e tij në Bundesliga 1: 100 ndeshje. 30-vjecari Skela, i cili erdhi nga skuadra e Serisë A italiane, Askoli, ka zhvilluar deri tani 99 ndeshje në Bundesliga (12 gola) dhe 127 takime në Bundesliga 2 (32 gola). Skela ka luajtur në Gjermani për Kaiserslautern, Arminia Bielefeld, Eintaht i Frankfurtit, si dhe me modestët e Waldhof Mannheim, Chemnitzer, Erzgebirge Aue dhe 1. FC Union Berlin Në Shqipëri, Skela, i cili gëzon dhe nënshtetësinë italiane ka luajtur me Flamurtarin dhe Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›