Katër humbje me anglezët, vetëm një gol i shënuar

ASA (Albania Sport Agency)- Pasi janë ndeshur katër herë në takime zyrtare, Anglia dhe Shqipëria do të përballen edhe në një miqësore.
Pra, nuk do të ketë një miqësore Uells – Shqipëri më 23 maj, por një miqësore më prestigjioze Angli-Shqipëri, takim që do të luhet më 25 maj 2007, edhe pse "luanët anglezë" e trajnerit Stiv Meklaren, do të luajnë me një seleksion "B".
Kombëtarja, shqiptare e Futbollit, pas miqësores së humbur (1-0) me Maqedoninë, më 7 mars në Shkodër, për herë të parë do të zhvillojë një miqësore luksi, ku përballë djemve të përzgjedhur nga Oto Baric, do të jenë përfaqësuesit e "djepit" ku ka lindur futbolli. Gjithsesi në sfidën e 25 majit, do të jenë disa nga emrat të mëdhenj të kampionatit anglez.
Shqipëria është përballur katër herë me Anglinë dhe në gjitha takimet ka humbur. Në të katër takimet zyrtare, dy të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 1990 dhe dy për atë 2002, Shqipëria ka pësuar 12 gola duke shënuar vetëm një herë, me anë të Alitn Rrakllit.
Më 8 mars 1989, humbëm në shtëpi 0-2 në eliminatoret për Italia 90, ndërsa në atë të kthimit në "Empire Stadium" në Uembli të Londrës me rezultatin e thellë 5-0, më 26 prill 1989, por për këto eliminatore, ku ishin në Grupin 2, së bashku edhe me Suedinëe e Poloninë, ku Shqipëria i humbi të gjitha takimet.
Dymbëdhjet vjet më pas, në takimin e datës, 28 mars 2001, Shqipëria e drejtuar nga Medin Zhega dhe vinte pas humbjes 2-1 me Gjermaninë në "Bay Arena" të Leverkuzenit, humbi në "Qemal Stafa" me rezultatin 3-1 në takimin e vlefshëm për Botërorin e Kore-Japoni 2002.
Majkell Ouen shënoi golin e parë në minutën e 74, dyfishoi rezultatin Pol Skols në të 86. Në minutën e 93, Altin Rraklli shkurtoi diferencën, ndërsa dy minuta më pas, Endrju Kol vulosi rezultatin në 3-1. Formacioni i atëhershëm anglez i udhëhequr në fushë nga Devid Bekham, ndërsa ai shqiptar kishte për kapiten Foto Strakoshën. Në takimin e kthimit në "St. James' Park" të Njukasëllit, më 5 shtator 2001, Shqipëria humbi me rezultatin 2-0.
Nga takimet e fundit me anglezët, vetëm Arjan Beqaj, Altin Lala, Alban Bushi, Devi Mukaj, Klodian Duro, Nevil Dede apo Ervin Skela, Igli Tare, Besnik Hasi, të cilët munguar në ndeshjet e fundit të Shqipërisë me Slloveninë dhe Bullgarin, mund të jenë sërish përballë anglezëve në takimin e 25 majit në urdhërat e trajenerit kroat Oto Baric.
Anglia renditet në vendin e 8-në ranklistën e FIFA-s, ndërsa Shqipëria në vendin e 77.
Ndeshjet Shqipëri-Angli
08.03.1989, Tiranë
Elim. Botërori 1990
Shqipëri-Angli 0-2
26.04.1989, Londër
Elim. Botërori 1990
Angli-Shqipëri 5-0
28.03.2001, Tiranë
Elim. Botërori 2002
Shqipëri-Angli 1-3
05.09.2001, Njukasëll
Elim. Botërori 2002
Angli-Shqipëri 5-0