Ajaksi pret Marsejën e Canës, Sent Etien-Verder
Kupa Uefa do të zhvillojë sonte dy nga takimet e kthimit për 1/8-at e finales. Takimi i parë, i cili do të zhvillohet në orën 20:30, është ai mes Sent Etienit dhe Verder Bremenit. Gjermanët e Bremenit arritën të fitonin 1-0 në ndeshjen e parë kundër francezëve. Këta të fundit duhet të fitojnë sonte në fushën e tyre me dy gola diferencë për të kaluar për në çerekfinale.
Ndeshja e dytë është ajo që do të zhvillohet në orën 20:45, mes Ajaksit të Amsterdamit dhe Olimpikut të Marsejës. Francezët e Lorik Canës shkojnë në Holandë me avanatazhin 2-1 të arritur në ndehsjen e parë. Ajaksit do t’i mjaftonte sonte edhe një fitore minimale 1-0 për të kaluar në çerekfinalen e Kupës Uefa.