E Diel, 1 Nëntor 2026

Betis, sheikët ofrojnë 90 mln për të blerë klubin

Sevilje - Klubi i Betisit në kampionatin spanjoll pritet të kalojë në duart e një sheiku arab për shifrën e 90 milion eurove. Humaid Bin Rashid Al Nuaimi është emri i plotë i bosit arab, i cili, sipas të përditshmes AS, i ka ofruar shumën e lartpërmendur presidentit aktual të Betisit, Manuel Luiz de Lopera.

Klubi i Betisit ndodhet prej kohësh në shitje, dhe deri tani padroni i tyre ka kontaktuar me shoqërinë “BSport”. Alternativa e sheikut arab është një mundësi e shkëlqyer për presidentin aktual të Betisit për të përfituar sa më shumë nga shitja e klubit. Nëse arabi do të marrë Betisin, atëherë edhe në kampionatin spanjoll pritet të fillojë një erë e re, ashtu siç ka ndodhur në Premier Ligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›