E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi,11 milionë euro për Florent Maluda-n

Juventusi është i gatshëm të sjellë në Torino për 11 milionë euro futbollistin e Çelsit, Florent Maluda. Skuadra italiane mësohet se ka filluar negociatat me menaxherin e futbollistit. Sipas "The Sun", kjo lëvizje bëhet për të zëvëndësuar futbollistin çek, Pavel Nedved, i cili do të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.Florent Maluda është aktivizuar vetëm dy herë si titullar që pas mbërritjes së teknikut holandez, Gus Hidink. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e Maludasë, i cili e ka lejuar menaxherin e tij të fillojë bisedimet me Juventusin. Maluda mbërriti tek Çelsi nga skuadra e Lionit për shifrën e 13.5 milionë eurosh në verën e vitit 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›