Policia maqedonase arreston gjuetaret shqiptare
Te shtena armesh u degjuan ne afersi te vendkalimit kufitar Shen Naum ne kufirin Maqedoni - Shqiperi dje ne mengjes. Mediet maqedonase folen per shkembim zjarri mes Policise Kufitare dhe nje grupi gjuetaresh shqiptare te cilet kishin hyre ne token maqedonase. Por policia shqiptare nuk e pranoi nje fakt te tille. Sipas saj dje ne mengjes gjate vijes se kufirit ne zonen Alarup - Mal i Thate dy qytetare shqiptare nga qyteti i Pogradecit perkatesisht Iliaz Xhemollari dhe Artan Tabaku teksa kishin dale per gjueti jane konstatuar nga patrulla e policise maqedonase. Forcat e kesaj te fundit ndersa i kane pare dy te lartpermendurit ne vijen e kufirit kane ndaluar menjehere ndersa sic raportohet burimet e policise shqiptare dy te ndaluarit shqiptare nuk kane bere asnje rezistence ndersa me vete mbanin arme gjahu teke. Dy shqiptaret e ndaluar gjenden ne qytetin e Ohrit ne Maqedoni ne piken e kalimit kufitar te Shen Naumit. Ne vendngjarje menjehere kane shkuar patrullat e Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit ne Korce te cilat kane kryer edhe verifikimet perkatese ku nga verifikimet e kryera rezulton se nuk ka pasur shkembim zjarri. Por pavaresisht nga gjithcka dje pasdite u zhvillua nje takim mes perfaqesuesve te Policise Kufitare shqiptare dhe asaj maqedonase. Informacionet per kete takim ishin te rezervuara por mesohet se pala shqiptare ka kerkuar me teper kujdes ndaj shtetasve shqiptare qe kalojne kufirin me dokumente te rregullta.