E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne qeveri ne prag te zgjedhjeve lokale

23/10/2010PDU marreveshje me kryeministrin per nivelet e dyta qeverisese

Dy ministra te kabinetit pritet te jene kandidate per bashkine e Tiranes dhe ate te Durres

Partise per Drejtesi dhe Unitet te Shpetim Idrizit i duhet te prese deri ne zgjedhjet e ardhshme lokale per tu bere pjese e qeverisjes tani per tani duhet te kenaqet me poste ne nivele te dyta. Burime nga mazhoranca thane dje per Metropol se mes kreut te PDU-se Shpetim Idrizi dhe kryeministrit Sali Berisha eshte rene dakord qe deri ne zgjedhjet e ardhshme lokale te mos kete ndryshime ne kabinetin qeveritar. Kjo jo vetem per arsye te brishtesise parlamentare qe po perjeton aktualisht mazhoranca por dhe per arsye se ne kete menyre vete Berisha do te shmangte hatermbetjet brenda kabinetit te tij. Te njejtat burime bejne me dije se ne zgjedhjet e ardhshme lokale te pakten dy ministra te qeverise se tij do te jene kandidate per Bashkine e Tiranes dhe ate te Durresit. Kjo do ti jepte mundesine kryeministri te bente nje rotacion te bute dhe ti jepte Idrizit mundesine e perfaqesimit ne rangjet me te larta te qeverisjes.

Zgjedhjet lokale

Nderkohe mesohet se bashkepunimi mes dy partive do te shtrihet dhe me tej sidomos ne zgjedhjet lokale ku PDU-ja eshte e fuqishme si ne Fier Vlore Durres Tirane dhe ne zonen e Gjirokastres. Burimet nuk saktesojne nese vete Idrizi ka kerkuar te kete kandidatet e tij ne keto qytete por e sigurt eshte se PDU-ja dhe koalicioni qeverise do te jene bashke ne zgjedhjet vendore. Ky bashkepunim do ta bente me te veshtire fitoren per kundershtarin sidomos per zonen e Vlores dhe te Fierit ku Shpetim Idrizi dhe PDU-ja kane nje perkrahje te madhe ne elektorat.

Rotacioni

Por nderkohe mendohet se kryeministri Berisha do ti shfrytezoje zgjedhjet lokale edhe per ndryshime ne kabinet per te cilin jane shtuar zerat se jane kthyer ne domosdoshmeri. Burime nga mazhoranca thane per Metropol se vete kryeministri po tregohet mjaft i vemendshem keto kohe per te vezhguar punen e ministrave te tij sidomos tani qe ka kaluar me shume se nje vit qeverisje. Gjithsesi e sigurt eshte se pavaresisht ndryshimeve qe mund te ndodhin ne kabinetin qeveritar serish kjo nuk do te preke vendet e aleateve. Nga ana tjeter te njejtat burime shtojne se nuk do kete shtim tjeter te numrit te ministrive sic ishte deklaruar me pare nga kreu i PDU-se Shpetim Idrizi per ngritjen e nje ministrie te emigracionit. Fazat e integrimit ne te cilat ndodhet Shqiperia si liberalizimi i vizave apo anetaresimi ne BE deri ne vitin 2014 sic eshte deklaruar nga organizmat nderkombetare e kane bere te panevojshem ngritjen e nje institucioni te tille.

Kandidatet

Te pakten dy ministra te qeverise Berisha pritet te kandidojne ne Tirane dhe Durres ne garen e zgjedhjeve lokale te vitit 2011. Ne keto zgjedhje mazhoranca ka avantazhin e koalicionit me LSI-ne si dhe liberalizimin e vizave qe pritet te perdoret fort gjate fushates elektorale te prill- majit 2011.

Fuqia e PDU-se

Ne te pakten kater bashki partia e Shpetim Idrizit pritet te ofroje nje ndihmese te madhe ne koalicionin qeverises. Behet fjale per Vloren Fierin Durresin dhe Tiranen ku ka nje perqendrim te madh te komunitetit cam komunitet i cili perfaqesohet nga PDU-ja me dy deputete ne Parlamentin e Shqiperise Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

Ndryshimet

Ndryshimet ne qeveri jane perfolur dhe me pare ne opinionin publik e megjithate kryeministri Berisha nuk ka vendosur ende per nje gje te tille. Te vetmet ndryshime ishin ato te propozuara nga LSI-ja per tri portofolet e saj te cilat me pas u shoqeruan me largimin e Dritan Priftit nga kjo force politike.

Ministria Emigracionit

Vete kreu i PDU-se Shpetim Idrizi ne shtator paralajmeroi ngritjen e Ministrise se Emigracionit me te cilen do te perfaqesohej por burime nga qeveria shprehen se fazat e integrimit ne te cilat ndodhet Shqiperia si liberalizimi i vizave dhe anetaresimi ne BE deri ne vitin 2014 e kane bere te panevojshme nje institucion te tille

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›