Ajer i rende mbi Fushe- Kosove

Artikulli merret me centralet me qymyrguri te Kosoves te cilat vleresohen se demtojne ambientin dhe kane nevoje urgjente per tu rinovuar. Por perplasjet politike ne Kosove kane lene pas dore sistemin e prodhimit te energjise. Termocentralet jane te rrezikshme per ekologjine dhe nderprerjet e rrymes elektrike ne Kosove jane te zakonshme. Ndertimi i i nje centrali te ri dhe privatizimi i rrjetit shperndares pritet te sjellin permiresimin e sistemit.
Djegia e qymyrgurit - faktor ndotes ne Kosove
Ajri ne Fushe Kosove eshte i rende por kjo nuk ka te beje me polemikat per rendesine historike te ngjarjeve te zhvilluara ketu ne shekullin e 14-te. Ne Fushe- Kosove jo larg monumentit serb qe kujton renin e Car Llazarit ne vitin 1389 ne luften kunder turqve ndodhen edhe oxhaqet e ndermarrjes energjetike te Kosoves KEK. Ndermarrja shteterore eshte furnizuesi i vetem i energjise elektrike ne vend. Energjia elektrike prodhohet pothuajse krejtesisht nga djegia e qymyrgurit i cili gjendet me shumice ne kete rajon. Por kjo djegie nuk behet duke mos e demtuar ambientin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Djegia e qymyrit ndot ambientin ne Kosove.
Kaosi politik dhe konfliktual i viteve te kaluara kane lene gjurme te ndryshme ne Kosove edhe ne ajrin e Prishtines e cila ndodhet 5 km larg. Ne centralet e Kosoves nuk eshte investuar me qe prej 1989-es. Prandaj ato nuk jane me ne perputhje me standartet nderkombetare as nga pikepamja ekologjike as ajo ekonomike. Po ashtu edhe vlerat e perqendrimit te lendeve te demshme qe dalin nga centrali jane te larta.
Varavingo tenderash
Ajri i keq vjen nga dy centralet Kosova A dhe Kosova B. Demtues i ambientit eshte Kosova A central 40 vjecar. Tymrat e dala nga ai i kalojne 70 here vlerat e lejueshme evropiane. Nen presionin nderkombetar qeveria e Kosoves ka vendosur ta mbylle ate ne vitin 2017. Me mire paraqitet gjendja ne Kosova B central ky 25 vjecar i cila do te rinovohet dhe do te mbetet ne pune. Planet jane edhe per nje central te ri me emrin Kosova e Re. Nese te gjitha keto do te realizohen mbetet te shihet. Skepticizmi eshte rritur. Kete e di edhe Adil Januzi shefi i divizionit te qymyrit tek KEK i cili thote se me projektin e ri ka kaluar shume kohe kot.
Sa here vjen nje qeveri tenderi shkruhet nga e para. Koncerne energjetike me emer si RWE-ja gjermane jane larguar te irrituar. Kritiket thone se ne Kosove mbesin vetem firma te dores se dyte. Kosova mund te jete nje vend i pasur thote Januzi duke treguar me dore gropen e madhe 1200 hektare prej nga nxirret qymyri i cili shkon me konvejere direkt ne central. Krahas zinkut plumbit arit nikelit kromit dhe boksitit Kosova ka me 147 miliarde tone rezervat e pesta ne bote te qymyrit. Ajo qe ka nevoje vendi thote Januzi eshte udheheqja eficiente politike.
Autor NZZ/ Aida Cama
Redaktoi Lindita Arapi