E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kete jave rigjykimi i Haradinajt

Rigjykimi ndaj Ramush Haradinajt fillon këtë javë, pas një zvarritjeje të gjatë. Në një prononcim për 'Express', cituar nga RTK, avokati Michael O''Railly është i bindur se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm.

Avokati shpreson se beteja e dytë e liderit të AAK-së me Hagën do të përfundojë në nëntor ose dhjetor.

Edhe partia e Haradinajt beson në pafajësi të liderit të saj. “Ne besojmë në drejtësi dhe duke besuar në të, jemi të bindur se Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm”, ka thënë Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›