Ndryshimet kushtetuese ne Tirane Juristet shprehen te permbajtur

Qysh nga 28 nentori 1998 kur u miratua Kushtetuta e Republikes asaj i jane bere nje sere ndryshimesh ne pjese te vecanta. Proceset kane ardhur pas nje akordi mes mazhorances dhe opozites pasi nevojitet dhe arritja e shumices se cilesuar ne votave pro. Me te fundit kane qene disa nderhyrje qe u bene tre vite me pare pas nje kompromisi mes dy partive te medha PD dhe PS e ku partite e vogla kundershtuan deri dhe me greve urie ne ambientet e parlamentit.
Ndryshimet e meparshme kushtetuese
Njeri prej ndryshimeve te kushtetutes ishte formula e perzgjedhjes se kreut te shtetit duke zbutur nevojen e shumices se cilesuar ne votimin e fundit. Me fjale te tjera sipas ketij amendimi Presidenti i Republikes mund te zgjidhet edhe me 71 vota ose me shumice te thjeshte te votave ne parlament.
Por kur ka mbetur me pak se nje vit nga perfundimi i mandatit presidencial opozita duket se ka reflektuar nga qendrimi i para tre viteve dhe ne shenje pendese po kerkon rikthim tek formula e vjeter.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sokol Hazizaj jurist dhe pedagog ne Fakultetin e Drejtesise
Motivimi sipas opozites Zgjedhja e kreut te shtetit duhet te kaloje ne nje proces kompromisi mes mazhorances dhe opozites pasi kreu i shtetit eshte garanti per shume institucione te tjera kushtetuese. Ekipi i juristeve te opozites qe punon me paketen e ndryshimeve ka ne fokus dhe aspekte te tjera. Pa marre ende ne dore propozimet konkrete nga mazhoranca ka patur disa prononcime qe ne thelb jane kunder ndryshimeve ne kushtetute. Por debati ne radhet e politikes po ndiqet me interes dhe nga komuniteti i juristeve te cilet ne pergjithesi po tregojne permbajtje per faktin nese eshte momenti apo jo per te nderhyre ne ligjin themeltar te shtetit.
Ndryshimi i kushtetutes me proces referendar
Sokol Hazizaj pedagog ne fakultetin e drejtesise te Universitetit te Tiranes mendon se kushtetuta duhet te ndryshoje atehere kur institucionet qe jane pjese e saj ose nuk funksionojne sipas qellimit per te cilat jane ngritur ose jane ne konflikt ose ngerc me njeri tjetrin ne ushtrimin e detyrimeve qe ato kane. Nese do te provokohen nderhyrje ne Kushtetute duhet qe te garantohet pjesemarrja e qytetareve ne kete proces thote per DW Sokol Hazizaj.
Hazizaj E vetmja gje qe duhet bere ne Shqiperi per mendimin tim eshte qe per momentin ndryshimet kushtetuese duhet te mbeten ne harrese sepse duhet te ndryshoje mendesia e zbatimit te kushtetutes ekzistuese. Ne nuk kemi vuajtur nese kushtetuta e realizon apo jo misionin e saj ne permbajtje dhe ne forme. Ne vuajme nga nga mangesia e moszbatimit jo vetem te kushtetutes por dhe ligjeve organike.
Ne keto kushte Hazizaj propozon se edhe nese ne ndonje moment te caktuar do te profilizohej ndonje ndryshim kushtetues e vetmja gje qe duhet te ndryshoje - por jo aktualisht sipas tij - do te ishte vetem procesi referendar per ndryshimet ne kushtetute.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Juristi Bashkim ami
Ne krye te procesit duhet te jete elita e juristeve
Per Bashkim Camin pedagog i drejtesise ne Universitetin Justiniani i Pare ndryshimet ne kushtetute nuk jane tabu. Por ato sipas tij duhet te vijne ne menyre te natyrshme dhe si nevoje e zhvillimeve dhe forcimit te institucioneve demokratike. Nuk i shikoj nderhyrjet ne ligjin themeltar te shtetit si rrjedhoje e ndonje artifice apo ndonje situate pragmatiste qe krijohet nga politika apo grupe te ndryshme te interesit thote ai per DW.
Pra ndryshimi kushtetutes eshte i nevojshem i domosdoshem i qendrueshem kur diktohet nga zhvillimi i jetes shoqerore politike dhe ekonomike si nje nevoje qe nuk varet nga faktore te caktuar. Ne duhet te ndergjegjesohemi qe ne momentin qe lind nevoja per nje nderhyrje kushtetutese te behet nje pune me e organizuar me e hershme per te mos krijuar probleme dhe per ti bere zgjidhjet ne lsquominuten e fundit.
Pedagogu Cami kerkon nje diskutim te organizuar per ti dhene edhe nje hapesire kohe te mjaftueshme te gjitha paleve te interesuara. Ne krye te procesit duhet te jene ne menyre te pashmangshme elita e juristeve kerkon ai ekspertet me te mire ku duhet te kete konsultime dhe institucionet e specializuara perendimore. Bashkim Cami i referohet si shembull rastit te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor ose procesit elektoral ne teresi ku sipas tij ka dhe ndonje element qe permbushet duke amenduar ligjin themeltar te shtetit.
Autor Arben Muka
Redaktoi Lindita Arapi