E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali serish fluks emigrantesh nga Libia

Pas nderprerjes nje javore, fluksi i emigranteve ne ishullin italian te Lampeduzes, ka nisur serish. Sherbimet portuale bene te ditur se rreth 2.000 vete, kryesisht libiane, kane mberritur atje me 11 varka.

Deti i qete ndihmoi klandestinet e deshperuar te arrinin ne destinacion. Edhe në Sardenjë mberriten kete fundjave dy barka me refugjatë afrikanë.

Nderkohe, rojet bregdetare greke shpetuan mbremjen e se dieles nga rreziku 67 emigrantë para bregdetit jugor të Kretës. Shumica derrmuese e tyre ishin  nga Egjipti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›