Ajnishahe Shala-Halimi, kandidate e VV për kryetare të Skenderajt

Sot, Vetëvendosje në Skenderaj mbajti konferencë për media ku u publikuan rezultate e zgjedhjeve të brendshme si dhe u shpall kandidatja e Lëvizjes për Kryetare të Komunës së Skenderajt.
Me 2 gusht, nga ora 10:00 e deri në ora 20:00, anëtarët e 7 pikave të Vetëvendosjes nga Skenderaj , kanë votuar për të zgjedhur kandidaten për kryetare Komune. Kandidate është zgjedhur Ajnishahe Shala-Halimi, me 98.00 % të votave.
Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, ka falënderuar aktivistët e Skenderajt për zgjedhjen e Ajnishahe Shala-Halimi kandidate për kryetare të komunës e Skenderajt./Indeksonline/