E bëjnë bajram para kohe!

Punonjësit e Qendrës për punë sociale në Skenderaj që nga mesdita, kur edhe kanë shkuar në pauzë, nuk janë kthyer më në vendet e tyre të punës. Shumë qytetarë të shtyrë në moshë, në këto temperatura të larta kanë pritur me orë të tëra para dyerve të Qendrës sociale, por atyre nuk u është dhënë asnjë përgjigje.
Siç shihet edhe në fotot që ka sjell një qytetar nga Skenderaj, derës së hyrjes kryesore i ishte vënë dryni dhe nuk është vendosur asnjë lajmërim se kur do të kthehen punonjësit./Indeksonline/