Prishtina: Raporti i IKA-s, eshte real
Nga Arton Konushevci
PRISHTINE - Kosova nuk eshte dhe nuk do te jete eksportuese e as importuese e krizave ne rajon dhe me gjere. Keshtu thone zyrtare te larte te Qeverise se Kosoves, pas publikimit te raportit te Inteligjences Kombetare Amerikane, te paraqitur para Kongresit. Ne raport thuhet se sfidat kryesore per stabilitetin ne Ballkan do te vijne nga statusi i pazgjidhur politik i pakices serbe ne Kosove, vecanerisht ne veri te vendit. Por, zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, thote se do te merren te gjitha veprimet, qe ne Kosove te mos kete destabilizim te situates. "Do t'i marrim te gjitha masat, se bashku me te gjithe mekanizmat nderkombetare - me KFOR-in, EULEX-in dhe te tjeret, qe te kontribuojme ne ruajtjen e rendit e stabilitetit brenda Kosoves. Po e them me seriozitetin e plote se Kosova nuk eshte eksportuese e as importuese e krizave; perkundrazi, do te jete faktor pozitiv per paqen ne rajon dhe me gjere", tha Kuci. Ai konsideron se raporti i drejtorit te Inteligjences Kombetare te Shteteve te Bashkuara, Dennis Blair, ka paraqitur nje gjendje reale ne Ballkan. Ai madje thote kjo ceshtje eshte ngritur disa here nga institucionet e Kosoves. "Ne, shpeshhere, e kemi ngritur ceshtjen e ketyre problemeve, qe Serbia po tenton te beje nje lidhje edhe me krizat e tjera, qe mund te jene te ngjashme ne rajon, e fatkeqesisht edhe me rastin Republika Serpska. Por, sido qe te jete, ky raport ka zgjuar kureshtjen dhe interesimin edhe te paleve ne rajon, por edhe te faktoreve nderkombetare, ne radhe te pare te SHBA-ve dhe shteteve evropiane, respektivisht te NATO-s, qe te marre masa shtese, qe te mos lejoje perseritjen e krizave qe kane qene me heret", tha Kuci.
Nga ana tjeter, nenkryetari i partise opozitare, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, pohon se Serbia eshte ajo, e cila mund te nxise destabilizim te situates ne rajon dhe me gjere. "Ky raport bazohet ne zhvillimet, te cilat kane ndodhur ne ish-Jugosllavi, e po ashtu ne disa sfera, ku disa nga shtetet e dala nga ish-Jugosllavia nuk jane sa duhet te demokratizuara, e ne kete rast Serbia eshte shteti, i cili mund te jete rrezik per Ballkanin ne te ardhmen", u shpreh Isufi.
Ndersa, zevendeskryeministri Kuci thote se institucionet e Kosoves jane duke bere perpjekjet maksimale qe serbet e veriut te inkuadrohen ne jeten institucionale te Kosoves. Por, sipas tij, faktori nderkombetar duhet te beje presion te Beogradi zyrtar qe ai te mos i nxise serbet e Kosoves per destabilizim te situates. "Natyrisht, cdo destabilitet ndikon edhe ne rajon. Ne kete drejtim, integrimi i serbeve te pjeses veriore te Kosoves, do te thosha se eshte shume me rendesi per Kosoven. Por, mbi te gjitha, eshte i rendesishem presioni qe duhet te behet ne Qeverine e Beogradit, qe te mos krijoje politike konflikt-nxitese apo qe u ngjan edhe ndarjeve etnike dhe konflikteve te viteve te shkuara", theksoi Kuci.