E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Pavaresise dhe perpjekjet per sa me shume njohje

Nga Shpend Limoni

Njevjetori i pavaresise se Kosoves me gjase nuk do te sjelle ndonje njohje te re, edhe pse zyrtare te larte te vendit kishin deklaruar se kane marre premtime nga shume shtete per njohje. Ne vend te njohjeve ne adrese te lidereve te institucioneve te vendit jane duke arritur urime per njevjetorin e pavaresise nga shtetet qe tashme kane njohur pavaresine. Qe prej shpalljes se pavaresise me 17 Shkurt, Kosova eshte njohur nga 54 shtete. Zyrtare nderkombetare, mbeshtetes se pavaresise, thone se ky eshte nje numer impresiv i njohjeve, perderisa kundershtaret e prezantojne si numer te vogel ne krahasim me numrin e shteteve anetare te OKB-se.

Por, cfare ka ndodhur me premtimet qe kane marre zyrtaret kosovare nga bashkebiseduesit e tyre nga shtetet qe ende nuk kane marre vendimin per njohjeve?

Xhavit Beqiri, zedhenesi i presidentit te Kosoves, konfirmon premtimet e shumta qe kane marre lideret, pa permendur emrat e shteteve. "Kemi pasur sinjale dhe premtime nga vende te ndryshme qe do te levizin ne procesin e njohjes se Kosoves, por deri me tash nuk ka veprime konkrete. Shume shtete kane shprehur gatishmerine per ta njohur pavaresine, mirepo ende nuk e ka kane bere", thote ai. Zedhenesi Beqiri nuk mund te thote nese mund te vjen ndonje njohje deri me 17 shkurt. "Ky eshte nje proces, neve na ngutet, por secili vend i ka ato proceduarat e veta dhe menyrat per t'i trajtuar keto ceshtje", ka thene zedhenesi i presidentit.

Edhe ne Ministrine e Jashtme te Kosoves rikonfirmojne pritjet per njohja te reja ne pervjetorin e pare te pavaresise. Ministri Skender Hyseni eshte njeri nga ata qe kishte folur per mundesine e ketyre njohjeve, pa permendur emra shtetesh. Zedhenesja e MPJese Albana Beqiri, po ashtu, ka permendur keto premtime. "Ne i qendrojme prapa fjaleve qe i kemi thene. Premtime dhe shenja ne kemi pasur plote, por nuk flasim per emra pa ardhur njohjet zyrtare. Pra, nuk mund te them me shume pervec asaj qe kemi pasur premtime dhe sinjale shume te forta se do te kete njohje, te shumta", ka thene Beqiri.

Shteti i fundit qe ka njohur pavaresine e Kosoves eshte Panamaja, e cila ka ngritur ne 54 numrin e njohjeve. Nderkaq Ishujt Maldive eshte shteti i fundit qe ka paralajmeruar njohjen e pavaresise. Por, zyrtare te institucioneve qe deshirojne te mbesin anonime, thone se pavaresisht paralajmerimeve, nuk ka indikacione se mund te kete njohje ne njevjetorin e pavaresise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›