E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter per Maldivet

Ministria e Jashtme i ka derguar leter edhe Ishujve Maldive, sikurse edhe shteteve qe nuk e kane njohur akoma pavaresine per t'i njoftuar per progresin qe ka bere Kosova. Ministri Hyseni ka rikujtuar keto shtete qe ta njohin pavaresine e Kosoves. Kreu i AKR-se, Bexhet Pacolli ka thene se levizja qe kane bere Maldivet eshte rrjedhoje e takimit te tij me ministrin e Jashtem te ketij vendi. Ne nje shkembim me e-mail me Pacollin, ministri i Jashtem i Maldiveve i ka thene kreut te AKR-se se pret leter nga ministri Hyseni. Beqiri thote se letra per Maldivet eshte shkruar me heret. "Letra e ministrit Hyseni shume me heret ka shkuar atje. Meqe u be kjo zhurme, kemi kerkuar nje konfirmim nga ambasada e Maldiveve ne OKB. Konfirmimi eshte se letra ka mberritur dhe eshte ne doren e ministrit te Ishujve Maldive", ka thene ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›