E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajo sallë ka ndonjë burrë?

Vargje nga Arben Duka

Po gjet gjë Tahirin,

Sajmir deputetin,

Kuptohet që vrasja,

Do lidhet me shtetin!

Ose më saktë,

Që ta kemi fjalën,

Çdo gjë e Tahirit,

Do lidhet me Salën!

Unë i them Tahirit,

Çdo fjalë ka një bisht,

Atë kërcënim,

Merre seriozisht!

Ai nuk u shua,

Veç brenda një dite,

Çmendurie Salës,

Tani snjeh limite!

Sala keq ju shan,

Me zë të padredhur,

Poju more burra,

Rrini si të tredhur!

Si su ndodh një burrë,

Në kuvend o lumë,

Që ti thotë Berishës,

Poe kruan shumë!

Si su ndodh një burrë,

Që tia ngrinte zërin,

Ti thosh:Pomë shave,

Të farroj të tërin!

Ikni nga Kuvendi,

Se sju ka më hije,

Që tju shajë Saliun,

Me libër shtëpie!

Ëndrra mund të thuri,

Vetëm një idiot,

Sala në Kuvend,

Nuk rrëzohet dot!

Nuk rrëzohet kurrë,

Gjer në fund të jetës,

Se e mbajnë në këmbë,

Kopilat e Metës!

Dilni në protesta,

Sa nuk është vonë,

Poshtë Sali Berisha,

Populli gjëmon!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›