E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për anëtarësimin në BE: Një nga 12 pikat dështoi për faj të opozitës

Kryeministri Berisha ka bërë sërish përgjegjëse opozitën për dështimin në marrjen e statusit të vendit kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Duke folur në një takim me të rinjtë e forumit rinor të PD-së në Durrës, Berisha u shpreh se opozita ka bllokuar procesin e integrimit duke mos votuar ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në Parlament. Megjithëse kjo është vetëm 1 nga 12 kërkesat që kishte BE, kryeministri është kapur fort aty duke mos dhënë asnjë shpjegim për 11 kërkesat e tjera dhe për pjesën e tij të fajit si kreu i qeverisë.

Por si gjithnjë ai tha se “maxhoranca do të angazhohet” për përmbushjen e reformave para zgjedhjeve të vitit 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›