Minatorët tri ditë në protestë, kërkojnë rirtjen e pagave dhe të shtunën ditë pushimi

Minatorët e Bulqizës janë të vendosur për të mos e ndërprerë protestën për rritjen e pagës dhe që ditët e shtuna të mos bëhen ditë pune.
Kjo e mërkurë shënon ditën e tretë që ata janë mbledhur sërish para hyrjes së galerisë më të madhe të kromit në Bulqizë që adminstrohet nga një kompani turke.
Ata thonë se nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri në plotësimin e kërkesave.
“Në qoftëse nuk i plotësojnë kushtet deri në grevë mund të shkojmë.”
“Protesta do vazhdojë se nuk është plotësuar asnjë kusht, dje donin të bënin negociata, po nuk doli asgjë, se nuk u mor asnjë lloj masë duam të shtunën pushim dhe rritje page.”
Pezullimi i punës nga ana e minatorëve ka jo vetëm pasoja ekonomike për kompaninë por mund të krijojë edhe probleme në qëndrueshmërinë e galerisë e cila ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme./vizionplus.tv