Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë me 50 euro, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Një 35-vjeçar, i cili drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë është arrestuar në Sarandë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë vunë në pranga K. H., 35 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Greqi, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptonte policinë”, njofton policia.
Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues shtetasin K. H.
Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe, për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro./vizionplus.tv