Berisha: Rama nuk e voton heqjen e imunitetit vetëm për të bllokuar marrjen e statusit
Kryeministri Sali Berisha përsëriti qëndrimin e tij se kryetari i opozitës, Edi Rama, nuk e voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit të kandidatit.
Berisha i bëri këto deklarata gjatë një takimi me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Asamblene Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte.
Ai per me shume se 5 vjet e bllokoi heqjen e imunitetit duke kerkuar qe kjo heqje te behet nepermjet ndryshimit te Kushtetutes. Kur ne pranuam heqjen e imunitetit nepermjet ndryshimit te Kushtetutes dhe dorzuam ne Parlament projektin e pregatitur nga KE dhe Euralius, z Rama nuk pranoi te votoje ate por kerkoi te votohet projekti i Partise Socialiste, i cili nuk lejonte arrestimin dhe kontrollin e baneses se deputetit pa miratimin e Parlamentit. Kur ne pranuam kerkesat e tij, zoti Rama perseri deklaroi se nuk do te lejonte grupin te votonte me date 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit megjithse kjo date eshte caktuar me date 12 korrik si date per votimin e heqjes se imunitetit me miratimin unanim te Parlamentit, tha Berisha.
Kryeministri tha se nderkohe qe cdo qytetar shqiptar po pret me padurim rrezimin me date 6 gusht te murit te imunitetit dhe korrupsionit dhe hapjen e dyerve te Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat.
Zoti Rama nuk voton heqjen e imunitetit vetem e vetem per te bllokuar marrjen e statusit mbasi beson se kjo do te demtoje ne syte e shqiptarve qeverine, nderkohe qe kjo demton rende interesin jetik te cdo qyetari shqiptar, tha Berisha.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se edhe Volonte akuzoi Ramën për qëndrimin që po mban.
Zoti Volonte u shpreh se ky bllokim nga Zoti Rama i procesit te statusit esht tejet i demshem per shqiptaret dhe Shqiperine. Zoti Volonte theksoi se zoti Rama ne takimin e fundit me perfaqesuesit e Asambles Parlamentare te KE kishte akuzuar qeverine se nuk pranon heqjen e imunitetit sepse me imunitetin mbron korrupsionin e zyrtareve te saj kurse tani rezulton se eshte ai dhe opozita qe duke bllokuar heqjen e imunitetit mbrojne korrupsionin dhe bllokojne marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE nga Shqiperia.
Zoti Volonte ne kete takim vlersoi lart qendrimin parimor te mazhorances per heqjen e imunitetit dhe pergezoi kryeministrin Berisha per kompromiset e tij per te arritur ne nje projekt te perbashket per kete ceshtje me nje rendesi kapitale per vendin, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.