E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajri i ndotur semur 1 ne 4 shqiptare

do vit vdesin nga ajri 500 persona Masa per reduktimin e ndotjes se ajrit

Ajri i ndotur i Tiranes rrezikon seriozisht shendetin e mijera kryeqytetasve. Shqetesimi per gjendjen alarmuese te mjedisit ne kryeqytet eshte ngritur here pas here nga specialiste te mjedisit dhe te OBSH-se por gjendja ka mbetur e njejte. Perkeqesimi i parametrave te ajrit ka ndikuar ne perkeqesimin e parametrave te shendetit te frac14 se popullates ne vend. Kjo e dhene eshte pohuar nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili i cili ka kerkuar edhe ngritjen e nje grupi ekspertesh ndersektoriale. Ndersa specialistet e Organizates Boterore te Shendetesise per Shqiperine deklaruan se ajri ne Tirane eshte 3-5 here me i ndotur ne krahasim me normat e Bashkimit Evropian. Te dhenat jane publikuar dje gjate nje tryeze te organizuar nga OBSH-ja me pjesemarrjen e drejtuesve te larte te Bashkise se Tiranes Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Mjedisit.

Ndotja

Kreu i shendetesise Vasili tha se ne keta 20 vjet ndotja ka ardhur per shkak te urbanizimit te tejskajshem te trafikut veprimtaria ndertimore shpesh jashte kushteve teknike sa i takon mbrojtjes se ajrit cka ka ndikuar ne shendetin e njerezve. Shqiperia perballet tashme me probleme te cilesise se ajrit urban permasat dhe graviteti i te cilit jane te evidentuara gjithnje e me mire - tha ministri i Shendetesise. Ne studimin me te fundit te OBSH dhe Institutit te Shendetit Publik ne Tirane grimcat e pluhurit ne ajer jane 3-4 here me shume se norma e BE-se. Sipas ekspertit te OBSH-se Mihal Krizanovski si pasoje e ndotjes se ajrit ne Shqiperi vdesin cdo vit nga semundjet e renda te mushkerive 500 persona. OBSH ka kerkuar nga institucionet shqiptare te marrin masa urgjente per permiresimin e cilesise se ajrit ne Tirane e qytetet e medha pasi po vihet re nje rritje e semundshmerise sidomos e kancereve ne mushkeri. Nga te gjitha qytetet qe ne kemi te dhena Tirana eshte nder me te ndoturit ne Evrope. Kjo ndotje po shkakton demtime te renda te shendetit te qytetareve. Rreth 500 vdekje po shtohen ne vit dhe kjo ze afersisht 13 te numrit te pergjithshem te vdekjeve - deklaroi perfaqesuesi i OBSH-se. Zv.ministri i Mjedisit Taulant Bino ka pranuar se nuk behet fjale vetem per bashkepunim me pushtetin vendor por dhe per bashkepunim nderministror si Ministria e Transportit dhe e Ekonomise dhe Energjetikes. Ne takim merrnin pjese dhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili dhe nenkryetari i bashkise Edmond Panariti. Te gjithe te pranishmit rane dakord per nisjen sa me pare te bashkepunimit per zbatimin e masave qe do te sjellin reduktimin e ndotjes se ajrit.

Ligji

Nderkohe qe reduktimi i nivelit te ndotjes se ajrit ne vend me ndryshimet e bera ne ligjin nr. 8897 Per mbrojtjen e ajrit nga ndotja do te luftohet permes nje Plani Kombetar te Veprimit per Cilesine e Ajrit. Me vendim te Keshillit te Ministrave ulja e nivelit te ndotjes u kthye ne nje pergjegjesi edhe e organeve te qeverisjes vendore te cilet do te jene te detyruar qe pervec planit kombetar te hartojne edhe ata nje plan masash. Ne vendim thuhej se nder masat qe duhet te marrin bashkite dhe komunat do te jete kufizimi i perdorimit te rrugeve nga automjetet me motor duke mos perfshire kufizimin e perdorimit te ketyre rrugeve per transportin publik dhe te banoreve. Nje tjeter detyre eshte edhe kufizimi i parkimit ne vendet e shkarkimeve e te qendrimeve gjate perdorimit te rrugeve te zonave te cilat jane ne ndertim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›