E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e Albanologjise ne Prishtine

Ne Institutin Albanologjik ne Prishtine te henen filloi Java e Albanologjise nje aktivitet ky shkencor qe ne kete institucion mbahet cdo vit.

Duke folur per kete ngjarje drejtori i Institutit Albanologjik Hysen Matoshi vleresoi se Java e Albanologjise sivjet mbahet ne nje kontekst teper te vecante per Institutin meqe vendimi i Qeverise se Kosoves per ti trajtuar punonjesit shkencore njesoj si mesimdhenesit e universiteteve publike sic edhe e parasheh ligji per veprimtari kerkimore-shkencore ka kthyer shpresen dhe bindjen ne radhet e ketij komuniteti se ia vlen te merresh me shkence si veprimtari elitare.

Nderkaq ministri i Arsimit Shkences dhe Teknologjise Rame Buja uroi qe kjo jave te shenoje fillimin e vitit te albanologjise. Sipas tij ky aktivitet eshte i nevojshem edhe per dinamizmin e puneve dhe veprimeve per thellimin e njohurive per shkencen e albanologjise dhe per rrenjet dhe ecurite kulturo-historike te saj. Ministri Buja foli edhe per mbeshtetjen qe duhet te kene studimet shkencore ne fushen e albanologjise per cka tha se kemi nje mal faktesh dhe argumentesh qe fuqizojne dhe imponojne angazhime permanente te studiuesve te mirefillte shkencore.

Ne kete aktivitet shkencor do te lexohen 130 kumtesa. Ne kete kontekst ministri Buja theksoi se te thuhen 130 fjale eshte bukur shume e qe te jene 130 kumtesa eshte me teper se kaq. Prandaj une besoj shume ne suksesin e kesaj jave albanologjike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›