Ajzenaueri, Berisha dhe stalinistet shqiptar

Ceremonia e inagurimit të tunelit Thirrë-Kalimash, një nga kryeveprat e kryeveprës sonë infrastrukturore, siç mund të konsiderohet tashmë rruga “Durrës-Kukës-Morinë”, e zhvilluar në 31 maj ’09, ndonëse i kaloi në shumë aspekte përmasat e një feste mbarëkombëtare, u prit me “protesta” dhe “zi” nga përfaqësuesit e politikës së majtë, duke manifestuar të njëjtin qëndrim e të njëjtin trishtim që kanë dëshmuar edhe në mjaft ngjarje të tjera të mëdha si me rastin e nënshkrimit të MSA-së, vizitës së Presdidentit amerikan Xhorxh W. Bush në Shqipëri, marrjes së ftesës dhe anëtarësimit në NATO, aplikimit për statusin e vendit kantidat në Bashkimin Europian, etj. Me këtë qëndrim ata hodhën dyshime edhe për “gëzimin” e përjetuar në të vetmin rast apo ngjarje të rëndësishme historike të këtyre 3-4 viteve të fundit, sikundër ishte pavarësia e Kosovës, pasi ndërtimi i rrugës “Durrës-Kukës-Morinë” është krahasuar nga mjaft politikanë dhe intelektualë të kombit shqiptar si, “pavarësia e dytë e Kosovës”. Kjo do të thotë se edhe “gëzimi” i atyre ditëve të shkurtit ’08 ishte një shtirje tipike e social-majtistëve shqiptarë, të dëshmuar qysh nga koha e ardhjes së komunizmit në vendin tonë, në vitet ’30 të shekullit të kaluar.
Heshtja do të ishte gjysma e së keqes në këto raste. Por deklaratat kundërshtuese, veprimet denoncuese, shpifjet poshtëruese dhe protestat stimuluese të të majtëve shqiptarë në momente ngjarjesh të tilla historike për vendin dhe kombin tonë janë tërësisht të paparanueshme dhe antishqiptare. Siç janë bërë të njohura dhe shumë herë të tjera, ndërsa Shqipëria po përgatitej të nënshkruante MSA-në me Bashkimin Europian, kryetari i Partisë Socialiste Edvin Rama vuri nën sqetull një “dosje” me ankesa për qeverinë “Berisha” dhe u nis drejt kancelarive europiane për t’i bindur ato se “molla ende s’ishte pjekur”, siç kishin bërë paraardhësit e tij në vitin ’95 me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Po i njëjti personazh politik, i cili po lufton të bëhet edhe kryeqeveritar i vëndit tonë në zgjedhjet e 28 qershorit ’09, sajoi lajmin e vjedhjes së orës së Bushit nga krutanët, gjatë vizitës që presidenti amerikan bëri në Shqipëri në qershor të vitit ’07, dhe ua dërgoi atë për publikim me sms organeve mediatike që ai kontrollon prej kaq vitesh. Në prag të marrjes së ftesës për anëtarësimin në NATO, ishte përsëri Edvini & co., që krahas protestave, gjasme për “Gërdecin”, shpërndante në median pro tij lajmin se “Shqipëria nuk do ta marrë ftesën”. Ndërsa kur u morë ftesa dhe u ratifikua ajo nga të gjithë vendet anëtare të NATO-s, filloi të krijojë një opinion negativ nëpërmjet thashethemesh dhe intrigash të ndryshme, me qëllim që të pengohej anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, duke arritur deri aty sa ta konsiderojnë anëtarësimin në NATO para zgjedhjeve të 28 korrikut si “një problem për të ardhmen e Shqipërisë”. Po kur dështuan me turp edhe në këtë ngjarje, shigjetat e sulmit të pacipë i drejtuan ndaj kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kantidat për në BE, me pretekstin se “nuk është momenti i përshtatshëm”, për ta shtyrë këtë proces pas zgjedhjeve. Të njëjtin gjë po bëjnë tani ata me procesin e liberalizimit të vizave, duke deformuar të vërtetën e raportit të BE-së për gjoja “mospërmbushjen e kushteve nga qeveria shqiptare”. Ata janë të pashëmbullt në qëndrime e veprime të tilla, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me pozicionin e duhur opozitar në demokraci, pavarësisht se në disa raste janë munduar t’i justifikojnë ato me luftën politike ndaj mazhorancës. Por fakti që këto qëndrime binin ndesh me opinionet dhe qëndrimet pozitive të institucioneve ndërkombëtare tregon për djallëzinë politike dhe papërgjegjshmërinë e tyre kombëtare.
Një prej ngjarjeve të rëndësishme që është bërë objekt sulmesh e përgjimesh të padrejta prej përfaqësuesve politik të së majtës është dhe iniciativa e kryeministrit Berisha për ndërtimin e rrugës “Durrës-Kukës-Morinë”, të konsideruar si “rruga e bashkimit të kombit shqiptar”. Një prej “shkurtabiqve” të politikës së majtë e ka quajtur këtë kryevepër të infrastrukturës sonë rrugore si “rruga e korrupsionit patriotik”, duke mos pushuar asnjë ditë së llomotituri në këtë formë qysh kur u shpall fituesi i tenderit ndërkombëtar për fillimin e punimeve të ndërtimit, para 2-3 vitesh. Nëse do të bëhet fjalë për korrupsion në përdorimin e fondeve publike për ndërtimin e këtij segmenti rrugor, atëherë ka një rast të tillë dhe ai është fondi prej 250 mijë dollarësh i taksës “Majko”, i cili nuk dihet se ku përfundoi. Abuzim më të madh me fondet publike se sa ky në Shqipëri, nuk ka. Ndërsa akuza majtiste për korrupsion në një vepër që siç tha z. Ceka në një emision televiziv, “është e matshme në çdo kohë” përbën thjeshtë një akuzë sigurmse, pa prova e fakte, thjeshtë për të goditur virtytet qeverisëse të Sali Berishës dhe politikanëve të tjerë të mazhorancës për ndërmarrjen e reformave dhe investimeve integruese të vendit tonë përkrah kombeve dhe vendeve të qytetëruara të botës moderne. Dhe një prej fushave ku qeveria “Berisha” po bënë histori është standartizimi dhe modernizimi i infrastrukturës sonë rrugore.
Kur Berisha erdhi në krye të qeverisë në vjetëne vitit ’05, infrastruktura rrugore në Shqipëri, ashtu si dhe shumë fusha e sektorë të tjerë të jetës ekonomiko-shoqërore në vendin tonë ishn në gjëndje të mjerueshme. Fakt ishte se, sikundër e kishte përcaktuar edhe Banka Botërore në një raport të saj të vitit ‘04, “vetëm 8% e rrjetit rrugor shqiptar ndodhet në gjëndje të mirë, dhe rreth 80% e rrugëve janë të shkatërruara”. Nëse kjo situatë krahasohej me vendet e tjera të rajonit që kanë pak a shumë të njëjtën të kaluar politike, infrastuktura rrugore e Shqipërisë ishte 3-4 herë më keq se sa ajo e Bosnjë-Hercegovinës apo Unionit Serbi-Mali i Zi, 4-5 herë më keq se sa infrastuktura rrugore e Maqedonise, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Më alarmante situata ishte në rrugët sekondare dhe terciare që lidhin fshatrat dhe qëndra e tjera të banuara me rrugët kryesore. Në këto kushte kryeministri Berisha caktoi objektivin për ndërtimin e një sërë korridoresh e autostradash dhe asfaltimin e rreth 6 mijë km rrugë rurale dhe terciare. Për momentin që po flasim janë ndërtuar apo po punohet me ritme të larta në mbi 1 mijë km autostrada dhe janë përfunduar së asfaltuari rreth 5900 km rrugë rurale e sekondare. Kësisoj, Shqipëria është kthyer në një kantier të madh ndërtimi nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Ndryshimi është i dukshëm, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajtë me përjashtim të atyre që kanë sy e nuk duan të shohin.
Kjo është arsyeja që kongresmeni amerikan, Eliot Engel e krahason kryeministrin Sali Berisha me presidentin Ajzenauer, për sa i përket investimeve në infrastrukturën rrugore. Gjatë vizitës që Engel, së bashku me një grup shqiptaro-amerikanësh bën para disa ditësh në segmentin Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës “Durrës-Kukës”, u shpreh: “Jam i befasuar, sepse kur mendon se sa shumë punë duhet për të bërë diçka si ky projekt të mundur, punëtorët, materialet, logjistika e përdorur, tregon se kjo është një sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe përfshin një vizion për të ardhmen. Mbaj mend nga fëmijëria ime në Nju Jork, gjatë kohës së Presidentit Eisenhouer (Ajzenauer), ai vendosi të ndërtonte një sistem kombëtar autostradash, me rrugë që do të lidhnin çdo cep të Shteteve të Bashkuara. Ky projekt më kujton pikërisht këtë. Kjo është me të vërtetë një rrugë që do e çojë Shqipërinë drejt së ardhmes. Kur shoh këta njerëz që gërmojnë në këtë tunel, gjithë këtë logjistikë, është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ndihem i privilegjuar dhe me fat që jam këtu”. Më tej, kongresmeni amerikan do të thoshte për mediat: “Pamë gjëra dhe vende që nuk mund t’i imagjinonim dot. Pamë gjithçka, punën që po bëhet në këto male dhe është e pabesueshme. Mendoj se ky projekt është i mrekullueshëm dhe tregon për një vizion të jashtëzakonshëm. Kur kryeministri po më tregonte për këtë, nuk e imagjinoja dot se sa bukur do të ishte. Dua të uroj popullin e Shqipërisë, kryeministrin dhe zyrtarët e qeverisë, sepse mendoj se ky projekt është shumë i mirë dhe do t’i sjellë Shqipërisë një të ardhme, me të vërtetë. Nga kjo rrugë nuk do të përfitojë vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni. Do e bëjë Shqipërinë një qendër progresi në rajon. Falënderoj popullin shqiptar dhe kryeministrin Berisha që po e bëjnë të mundshëm këtë investim, pavarësisht kostos që ka.”
Kur një i huaj shprehet në këtë mënyrë është e dhimbshme të dëgjosh kukavajkat e majta si si vajtojnë për ndërtimin e kësaj kryevepre dhe për të gjitha sukseset e tjera historike të arritura në vitet e qeverisë “Berisha”. Për ndërtimin e rrugës “Durrës-Kukës”, besojë se janë gëzuar edhe sllavët, që e kanë patur “halë në sy”, prej kohësh vendin tonë, pasi i shërben jo pak vednit të tyre. Ajo është një vepër infsratruktore po aq sa ç’është dhe një vepër kombëtare, me të cilën çdo shqiptar i ndershëm do të krenohet brez pas brezi. Është një vepër e standarteve ndërkombëtare, e ndërtuar në një kohë rekord. Mjafton të kujtojmë se tuneli Thirrë-Kalimash, 5,6 km i gjatë u ndërtua dy herë më shpejt në kohë se sa tuneli që lidh Italinë me Zvicrën (15 km, në më shumë se 10 vjet). Social-komunistët e kishin 8 vjetë rresht pushtetin, gjë që do të thotë se i kishin të gjithë mundësitë për ndërtimin e kësaj rruge dhe shumë rrugëve të tjera anë e mban vendit tonë. Por atyre u mungon ndjenja e atdhedashurisë kombëtare, pasi janë trashgimtarë ideologjikë të komunistëve të cilat “nuk kanë as fe dhe as atdhe”, pasi “atdheu” i tyre është internacionalizmi proletar dhe jo patriotizmi kombëtar. Tashmë me në krye Edvin Ramën ato po e dëshmojnë fare lakuriq shpirtin e tyre të zi për arritjet kombëtare por që janë mundur të bëhen realitet nga kundërshtari i tyre politik. Në rast se në ndërgjegjen e një pjese të qytetarëve shqiptarë nuk do të kishte hedhur rrënjë ideologjia komuniste, atëherë edvinistëve dhe gjinushistëve të të gjitha ngjyrave nuk do t’u shkonte njeri pas, me statusin e zgjedhësit apo votuesit. Tek libri “Nga shpirti i njeriut në sociailizëm”, Oscar Ulilde thotë: “Të gjithë dinë të simpatizojnë me përvuajtjen e një miku; por duhet shpirt i madh që të të simpatizojnë suksesin tënd”. Por Edvin Rama qëndron përtej shpirtit të një socialisti normal, pasi ai është një stalinist anormal, për të cilin do t’i referohesha një thënieje tjetër të këtij libri dhe autori: “Lutja e njeriut ndaj një Zoti të drejtë tani s’duhet më të thuhet: “Falna mëkatet tona!”, por “ndëshkona, o Zot, për paudhësitë tona!” Ndaj, Zoti Popull, duhet ta ndëshkojë Edvin Ramën për të gjitha “paudhësitë” e mësipërme me Votë, duke e lënë në opozitë të përjetëshme.
...