E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: Se shpejti Agro-Industria Italiane, me nje boom ne Shqiperi

Nje interes gjithmone ne rritje i bisnesit italian per Shqiperine.Sipermarres serioze dhe me kapitale te medha, konsorciume dhe shoqeri serioze,me plane dhe projekte te gatshme vijojne te drejtojne veshtrimin drejt Shqiperise, vendit - siç shprehen shume prej tyre - ne nje zhvillim ekonomik te paimagjinueshëm per nga numri i madh i investimeve dhe shpejtesia e realizimit te tyre. - Me keto fjale e nis prononcimin e tij Zv/Ambasadori i Shqiperise ne Itali Zef Bushati, - i cili nder te tjera tregon - mbas interesit te madh te viteve te fundit te shoqerive italiane per te investuar ne energjetike, mbas atyre ne infrastrukturë, ne nxjerrjen e perpunimin e çimentos, ne ndërtimin e fabrikave te perpunimit, ne ngritjen e supermarketeve te medha, turizmit, etj, një interes qe po vjen ne rritje dhe qe ka bërë mjaft prej prodhuesve te produkteve bujqësore, te agro-bizneseve, te drejtojne veshtrimin nga Shqiperia eshte dhe agro-industria italiane. “Industrie Rolli Alimentari” numri dy i agro-industrise ne Itali, me nje kapital te fortë, prodhues dhe kultivues i produkteve bujqesore ka nisur projektet per te shtrirë aktivitetin e shoqerise ne Shqipëri. Siç edhe shprehet Presidenti i shoqerise Gian Paolo Rolli, ne takimin me zv/ambasadorin Bushati, - interesi dhe deshira per te shtrire investimet e kompanise ne Shqiperi erdhi nga vete realiteti i ri i zhvillimeve ekonomike te shoqerise shqiptare vecanerisht keto vitet e fundit. Nje tjetër element me rëndësi per kompanine eshte klima shqiptare shume e ngjashme me ate italiane dhe nje vecanti edhe me interesante eshte edhe fakti se ne Shqipëri gjuha italiane eshte shume e folur nga nje numer i madh i popullsise çka ben drejtuesit e kompanise te ndjehen jo vetem mire por edhe te  ndihmohen ne komunkimin e tyre me bujqit shqiptarë gje e cila dhe ia lehtëson mjaft punen. Ne radhë te pare kompania ka paraqitur nje profil si prezantim te shoqerise. Siç edhe mund te konstatohet “Industrie Rolli Alimentari” është nje shoqeri shume e rendesishme agro-industriale edhe ne sektorin e përpunimit e te tregtimit te prodhimeve bujqesore te ngrira. Shoqeria eshte e interesuar te realizoje kultivimin ne Shqiperi te prodhimeve vegjetale per perdorim industrial si, specat, brokoli, bizele, spinaqit, barbunja, etj. Objektivi i afert i “Industrie Rolli Alimentari” eshte kontakti dhe bashkëpunimi me fermeret shqiptare si dhe ndertimi e nje stabilimenti ne Shqiperi per perpunimin dhe ngrirjen e prodhimeve bujqesore. Nxitja e kultivuesve dhe e prodhuesve te produkteve bujqesore, e ne veçanti e agro-industrise për ne eshte nje nga detyrat qe kemi e qe rrjedh nga programi i qeverise - përfundon zv/ambasadori yne ne Itali Zef Bushati.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›