Letra/Lumturia e nje kombi, te vonuar nga regjimi ogurzi komunist

Rruga u kry!Domethenia e ketyre fjaleve shpalosi ligjshem lumturine e nje kombi,te vonuar nga regjimi ogurzi komunist!
Varreja qe therrmoi perfundimisht te pamunduren, i tha heroit popull: "Ti zgjidh udheheqjen qe meriton dhe krahet e demokracise do te te shpien me larg se ëndrra"! Perpara dy vjetesh, kur vajta ne Kosove, kjo veper madheshtore sapo kishte filluar te vijezonte konturet e veta. Ndala makinen perpara kembes se ures, m’u duk si këmba e ''Gjigandit te Rodit" po me madhështore, kur shikoja përreth; male-male dhe te mendoje qe krahet e kesaj kryevepre gjigande do te shponin malet tejetej!
Qe nga ajo dite ngjarjet rridhnin. Shteti demokratik me Sali Berishen ne krye benin te pamunduren qe kjo veper madhore, qe shenonte nje nga sukseset me te medha te infrastruktures ne vend e qe do te quhej nje veper e Ballkanit, te ecte perpara!
Po le te kthehemi te inaugurimi, vërtet qe kjo veper qe nje nga realizimet madhore te Partise Demokratike po ky inagurim i perkiste gjithe kombit shqiptar. Televizionet ogurzeza nuk e shpalosnin si nje fitore madheshtore, po llogarisnin qindarkat me shume e me pak qe ishin harxhuar... dhe pamfleti politik - e quajtur këngë - "Çohu" buçiste dhe ne ekran hapat perverse çapiteshin me thirrjen absurde "besomëni mua".
Pse nuk ishte asnje anëtar i opozites?A nuk eshte Shqiperia e te gjitheve?
Kryeministri drejton vendin, por a e pate buzeqeshjen e lumtur te Sali Berishes, ajo nuk qe buzeqeshje kryenimistri, ajo qe buzeqeshja e shqiptarit te lumtur, qe ne token e tij u ngrit nje kryeveper, te mirat e se ciles do t’i ndjejë e sotmja e do t’i ndjejë edhe e ardhmja.
Pasi mbaroi inaugurimi dhe dy popujt e te njejtit komb bënë përqafimin e pare pa kufi, ndihesha e mallengjyer, dola nga shtepia dhe u drejtova te nje klub aty prane. Une jetoj ne nje zone ku ka shume veriorë, sidomos tropojanë e kuksianë. Klubi ishte plot. Biseda ishte ndezur ethshem. Dikush nuk ia falte vetes qe nuk shkoi atje ku behej inaugurimi, po shumica u jepnin ze planeve qe kishin menduar qe sapo filloi kjo rruge, mbaroi shpejt besa! A e di qe s'na leverdis me Tirana, ne shtepitë i kemi, ato biznese qe bejme ketu, mund t’i bejme edhe andej...po kemi miq dhe dashamires qe na u afruan shume....!
Dhe fytyrat u shkëlqenin.
Nje enderr e harruar u be realitet.
...