E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademi edhe në Gjermani për flakadanët e janarit

Shoqata e ish- të burgosurve politikë të Kosovës në Gjermani, në bashkëpunim me Shoqatën shqiptaro-gjermane “Iliria”, organizojnë më 4 shkurt në qytetin e Heidelbergut një akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit.

“Flakë që nuk shuhet kurrë” është motoja e akademisë kushtuar dëshmorëve të kombit. Kjo akademi kushtuar të rënëve për liri është edhe një përkushtim dhe nderim për manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, i cili këtë vit përkon edhe me tridhjetëvjetorin e rënies heroike të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Këshilli Organizativ i akademisë njofton se pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar shokë dhe bashkëveprimtarë të heronjve, të cilëve u kushtohet “Flaka e Janarit”, si dhe veprimtarë e personalitete të shquara nga gjithë hapësira shqiptare dhe mërgata.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›