E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja shqiptare sulmuesit jane me teprice

Nëse trajnerët e mëparshëm të Shqipërisë kishin dhimbje koke kur vinte puna për të krijuar repartin ofensiv të ekipit përfaqësues, besohet se Xhani De Biazi nuk do të ketë nevojë të pijë aspirina.
Përvç të afirmuarit Hamdi Salihi dhe veteranit Erion Bogdani, në kombëtare mund të thirren pa problem dhe në çdo kohë edhe mjaft emra të tjerë.
Edmond Kapllani mbetet një alternativë, madje si lojtar Bundeslige edhe pse ka shënuar vetëm një gol për Augsburgun, ndoshta edhe për shkak dëmtimi.
Por, nga Polonia vjen Edgar Çani, i cili do ta ketë një ftesë për miqësoren që Shqipëria do të luajë ndaj Gjeorgjisë më 29 shkurt. Sulmuesi i ri 22-vjeçar dhe shtatlartë 1.92 metra sapo rinovoi kontratën me skuadrën e Polonisë së Varshavës në superlikën polake. Ai ka shënuar 8 gola në 15 ndeshje kampionati këtë sezon.
Në Ukrainë luan Ahmed Januzi, kosovari gjithashtu i ri, vetëm 23 vjeç, por gjithashtu me një shtatlartësi të mirë prej 1.84 metrash. i kërkuar nga Hanoveri në Bundesligë, Januzi ka shënuar 29 gola në 104 ndeshje për Vorsklën, ndërsa rendimenti i tij vjen në rritje.
Në Zvicër është Armando Sadiku, elbasanasi që po shkëlqen në kategorinë e dytë me Lokarnon, ku ka shënuar 19 gola në vetëm 26 ndeshje. Ai ka realizuar edhe 6 gola në 5 ndeshje për Shqipërinë U21. Sadiku është 20 vjeç dhe 1.86 metra shtatlartë.
De Biazi mund të jetë duke fërkuar duart për këtë potencial, i cili ka mundësi të mëdha përmirësimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›