E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Sali Berisha vizite ne Azerbajxhan

Kryeministri Berisha është nisur për një vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit. Gjatë vizitës tre ditore kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, zotin Ilham Aliyev, Kryetarin e Kuvendit Oktay Asadov dhe kryeministrin, Artur Rasi-zade. Takimet do të pasohen më tej me nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve. Ndërkohë pritet të ketë edhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve,  për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë. Gjatë vizitës së tij Kryeministri Berisha, do të takohet edhe me drejtues të tjerë të ministrive të Republikës së Azerbajxhanit dhe komunitetin e biznesit azerbajxhanas. Fokusi i vizitës do të jetë konsolidimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i tyre, në mënyrë të veçantë i atyre ekonomike, ku një vend të rëndësishëm do të zënë temat e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe nxitjes së investimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›