Akademia e Shkencave aktivitet për 70-vjetorin e Neritan Cekës
Arkeologu dhe politikani Neritan Ceka festoi midis miqve, shokëve dhe kolegёve 70-vjetorin e tij tё lindjes, dje nё mjediset e Akademisё sё Shkencave. Tё pranishmit qё morёn fjalёn nё kёtё aktivitet vlerёsuan kontributin e çmuar qё ka dhёnё Profesor Neritan Ceka nё shumё fusha, por nё veçanti nё atё tё arkeologjisё. Drejtori i Monumenteve tё Kulturёs, Apollon Baçe, pёr krijimtarinё e Cekёs u shpreh se botimet e tij shkencore janё fondamentale pёr arkeologjinё shqiptare. E ndërsa arkeologu Skënder Muço theksoi se veprat e Cekës i shërbejnë jo vetëm arkeologëve por edhe të apasionuarve për arkeologjinë. Nё karrierёn e tij tё gjatё, arkeologu Ceka ka botuar disa libra, ku mund tё pёrmendim Arkeologjia,Greqia, Roma, Iliria, botuar nё vitin 1994, Ilirёt 2001, Butrinti 2001, Apolonia e Ilirisё. Ai gjithashtu ka botuar njё numёr tё madh artikujsh shkencorё mbi kёrkimet e tij arkeologjike. Pёrgjatё viteve 1985-1990, ka qenё shef i Departamentit tё Arkitekturёs nё Institutin Arkeologjik, ndёrsa nё vitet 1990-1993 Ceka ka drejtuar Institutin Arkeologjik. Ai vazhdon tё japё njё kontribut tё çmuar edhe nё politikёn shqiptare, qё prej vitit 1991.