E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon punes Grupi i Pavijonit te Genocidit

Prane Muzeut Historik Kombetar eshte ngritur grupi i punes i ngarkuar me pergatitjen e Pavijonit te Genocidit filloi nga puna dy dite me pare. Nje pjese e personave te angazhuar ne kete projekt jane punonjes te Muzeut Historik Kombetar.


Pjese e Grupit te Punes jane nga MHK Enver Kushi Sotirulla Hoxha Fredi Gusho Sali Kadria piktori Fatmir Boshnjaku dhe perfaqesuesi i te perndjekurve politike Agim Musta drejtori i Arkivit te Ministrise se Brendshme Kastriot Dervishi dhe Inxhinieri i Institutit te Monumenteve te Kultures Latif Lazimi.


Deri me tani per Pavijonin e Genocidit eshte akorduar fondi 5 milion leke nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.


Javen e ardhshme grupi i punes duhet te dale me nje deklarate te plote zyrtare ne lidhje me formen dhe permbajtjen e Pavijonit te Genocidit.


U bene disa vite qe flitet per rikonceptim te Pavijonit te Genocidit i cili eshte i hapur ne Muze. Luan Malltezi i emeruar me 2009 drejtor i MHK-se e shpalli prioritet te punes se tij. Po ate vit ekspozita Nderim viktimave te sistemit komunist mendohej te ishte pika e nisjes per nje muze te antikomunizmit brenda muzeut te madh historik.
Puna po fillon nga e para.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›