E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia maqedonase tërhiqet nga Enciklopedia

 “Në takimin e sotëm të redaksisë u diskutuan reagimet e partive politike, shoqatave qeveritare dhe individëve lidhur me publikimin e Enciklopedisë maqedonase. Informohet opinioni se do të bëhen disa korrigjime të caktuara, në disa njësi dhe do të vazhdojë puna për botimin e dytë të ndryshuar dhe të plotësuar”, thuhet në komunikatën e redaksisë së Enciklopedisë.

Kryetari i Akademisë, Georgi Stardellov ka pranuar se shqiptarët janë fyer me këtë enciklopedi. “Bëhet fjalë për një ofendim të caktuar ndaj bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni dhe besoj se kjo njësi do të korrigjohet. Besoj se njësitë kontestuese nuk do të hiqen tërësisht nga Enciklopedia, por do të korrigjohen ose eliminohen disa të dhëna të panevojshme që aq shumë ndoshta me të drejtë i rrëqeth qytetarët tanë shqiptarë,” ka deklaruar Stardellov. (rel/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›