Thaçi: Maqedonia të lërë anash mentalitetin diskriminues
Numri një i Qeverisë së Kosovës bëri këto komente duke folur për raportet e ardhshme Kosovë - Maqedoni, pas publikimit të enciklopedisë e cila ditë më parë është botuar nga Akademia e Shkencave e këtij shteti dhe ku shqiptarët quhen ardhacak.
Thaçi tha se të gjitha vendet e rajonit, andaj edhe Maqedonia duhet lënë anash këto mentalitete diskriminuese dhe të fokusohen ka e ardhmja drejt integrimit të përbashkët euro-atlantik.
Përkundër kësaj, shefi i ekzekutivit vlerësoi se Kosova dhe Maqedonia vazhdojnë të kenë raporte të mira ndërqeveritare, dhe se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen edhe me ndërtimin e raporteve diplomatike.
“Kemi raporte shumë të mira ndërqeveritare. Vazhdojmë të bashkëpunojmë në kuptimin më të mirë të mundshëm në nivelin rajonal për paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe për perspektivën Evropiane. Edhe Maqedonia edhe Kosova kanë të ardhme euro-atlantike, që të dyja do të jenë pjesë e integrimeve evropiane, pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Marrëdhëniet bilaterale janë shumë të mira, por edhe raportet diplomatike do të bëhen besoj shumë shpjet, sepse jemi duke punuar në këtë drejtim të dyja qeveritë”, ka thënë Thaçi.
Shefi i ekzekutivit vetëm dy ditë më parë pati vlerësuar se enciklopedia e Maqedonisë i përngjan botimeve të mëhershme të Serbisë dhe është mentalitet i njerëzve të shekullit të kaluar që acarojnë raportet ndëretnike. (rtv21/start)