E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohen dy punonjës së burgut të Shën Kollit

Këto masa janë marrë pas ngjarjes së ndodhur më 10 shtator në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kur punonjësit e policisë mendohet se kanë vepruar në kundërshtim me rregulloren e brendshme të burgut, gjatë  ndërhyrjes për shuarjen e një konflikti midis disa të dënuarve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, bën të ditur se pas evidentimit të ngjarjes në burgun e Shën Kollit, është marrë masa administrative me pushim nga puna për dy punonjës policie, ndërsa për një tjetër është marrë masa administrative e pezullimit për një periudhë kohore prej 3 muajsh.

Gjithashtu, në kuadrin e këtyre masave, Drejtori i bugut të Shën Kollit dhe Shefi i Sigurisë në këtë institucion janë paralajmëruar me masën administrative largim nga detyra, në rast të përsëritjes së ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Nëpërmjet njoftimit zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve,  siguron se është e vendosur që të marrë të gjitha masat e nevojshme jo vetëm për të garantuar liritë dhe të drejtat e personave që vuajnë dënimin në IEVP në të gjithë vendin, por të zbatojë me rigorozitet ligjin ndaj të gjithë atyre punonjësve të cilët nuk zbatojnë rregulloret e brendshme apo kryejnë veprime në kundërshtim me ligjet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›