E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia mes politikes dhe te ardhmes

Akademia e vertete eshte vizion i te ardhmes dhe jo politike personale

Nikolla Marku

Akademi mos rri e bej sehir por behu me e gjalle dhe shpresedhenese e kombit tend.

I nderuar lexues shqiptar. Kemi shume probleme te perbashketa qe na mundojne. Shpreh keqardhjen me te madhe ndaj Akademise se Shkencave qe gati prej mese 15-vjetesh qe une jam drejtues i Kishes Kombetare Ortodokse ne rang kombetar nuk i shoh ata te rreshtuar si dikur patriotet rilindes qe e mbrojten Shqiperine me pene pune dhe lufte ndaj armiqve te kombit tone .

Akademiket sporadikisht kujtohen te nxjerrin ne shtyp ndonje artikull mbi helenizmin e kishes shqiptare. I vetmi pothuaj si profesor K. Frasheri te cilin e respektoj per prononcimet e tij ne shtyp per problem kombetare.

Te tjereve u them me plot gojen se kane futur koken ne rere si struci duke bere sehir se cfare armesh te reja po nxjerr ujku plak Janullatos. Turp kombetar jo vetem per akademiket por edhe per historianet intelektualet qe me qendrimin e heshtur i kane dhene mundesi dhelpres greke Janullatos te na peshtyje ne fytyre te gjitheve duke na cmobilizuar si akademike apo intelektuale por dhe duke na mohuar historine.

eshte ky qendrim kujt i vjen per shtat kjo frike ky pozicion. Kur do ti pervishemi punes ti tregojme vendin ketyre qe mendjen e kane tek helenizmi apo shpifjet e tipit Dik Marti. Une si klerik shtroj pyetjen e kahershme por dhe aktuale per te ardhmen. A e meritojme emrin shqiptar ose a jemi shqiptar.

A mundet qe ne te pranojme nje grusht prifterinjsh greke me ne krye armikun me te fuqishem e me te madh dhelpren ballkanike Janullatos. Ky ushtarak i helenizmit grek qe ushqehet duke na rrembyer nga arkivat historine e shkruar me mund e sakrifica nga shekujt e hershem duke na mohuar me paturpesine me te madhe e duke hedhur ne koshin e plehrave tere martiret e Kishes Ortodokse Shqiptare.

Si mund ti thoni vetes akademike kur juve Janullatos ju ka injoruar kaq shume ne historine e kombit. Pse vetem profesor K.Frasheri do te luftoje bashkohuni te gjithe dhe merreni pa frike se nuk mund tju mposhte nje dhelper greke. Tregojini me urtesi vlerat historine arkivat dhe doreshkrimet e popullit qe ju ka rritur juve bashke dhe me mua.

Ne e kemi per nder qe jemi mbeshtetes te rilindesve dhe shqiptare.

Sigurisht nje pergjegjesi historike per Janullatosin mban Ramiz Alia dhe Ylli Popa qe gatuan corben helenike greke ne krye te kishes shqiptare.

Akademik te ben mendimi i ndritur ne te mire te kombit tend dhe jo kultura personale per interesin tend egoiste. Ylli Popa e ka te nxire faqen perpara kombit shqiptar si bashkepunetor i ngushte i helenizmit dhe si bashkepunetor i ngushte i Janullatosit.

Fqinjet tane e kane Akademine e tyre te Shkencave pararendese te fateve kombetare ndersa ne e kemi sehirxhije dhe servile te konjukturave te pafavorshme.

I pyes shqiptaret se per cfare shquhet Akademia e Shkencave ne Shqiperi... Ne e dime te gjithe qe shquhet per asgje sepse eshte nje bisht burokratik i diktatures dhe nervi i kohes i ka vdekur.

Personalisht i bej thirrje elites shqiptare kudo qe ndodhet qe te jape kontribut te drejtperdrejte per atdheun sepse akademia ka vdekur bashke me Ylli Popen e kompani. Ne na duhet nje ndryshim rrenjesor i themelit inteligjent kombetar ku baza e teorive te vlefshme te jene rilindesit tane se bashku me intelektualet progresiv dhe kombetar te kohes qe jetojme tani. Jo vetem Akademia e Shkencave por dhe nje pjese e politikes shqiptare e respekton Janullatosin nen nje ngerc psikik qe dallohet lehte ne fytyrat maske qe shfaqin kur takojne ate. Seshte cudi qe per disa Janullatos eshte bere babai i tyre shpirteror.

Koha ne menyre absolute do ti ndeshkoje keta mbijetore pa atdhe e pa komb.

Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›