LDD bashkohet me LDK Na votoni me 9 janar

Prishtine 4 janar 2011 NOA- LDD-ja e Prishtines prej dites se sotme i eshte bashkuar LDK-se.
Ne nje deklarate per shtyp kryetari i te
gjitha degeve te LDD-se te Prishtine Musli Mehaj ka bere te ditur se duke u
bazuar ne realitetin politik te krijuar pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit dhe
orientimit te elektoratit per krijimin e dy blloqeve politike anetaret e
LDD-se ne Prishtine me deshire kane vendosur qe ti bashkohen LDK-se.
Ne fjalen e tij ai theksoi se vendimi eshte marre ne baze te konsultimeve te kryetareve te degeve pas zgjedhjeve te jashtezakonshme ku LDD-ja nuk arritur te siguroje vende ne Kuvend.
Me tej ai perseriti qe i gjithe elektorati i LDD-se ne zgjedhjet e perseritura te 9 janarit te votoje per LDK-ne.
Me kete rast ftojme tere anetaresine dhe simpatizantet qe aktualisht jane te shperndare ne disa parti te tjera si dhe atyre qe nuk jane te angazhuar ne ndonje parti tjeter qe ti bashkengjiten LDK-se mbylli deklaraten Mehaj.