E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademia propozonKadarene serish per Nobel

TIRANE- Emri i shkrimtarit Ismail Kadare do te jete serish ne listen e kandidaturave te Nobelit letrar te 2012. Lajmi u konfirmua dje per Shqiptarja.com nga Akademia e Shkencave ku kryetari Gudar Beqiraj tha se dosja me rekomandimin dhe dokumentacionin tjeter plotesues eshte pergatitur e nisur per ne Stokholm.

Eumlshte e vertete qe Akademia e Shkencave te Shqiperise i ka derguar Akademise se Nobelit ne Stokholm propozimin e kandidatures se shkrimtarit Ismail Kadare per cmimin Nobel ne letersi
Po eshte e verteta. Akademia e ka perfunduar dokumentacionin qe duhesh per kete rast. Ky eshte nje njoftim zyrtar tashme. Kjo eshte hera e dyte qe Akademia e Shkencave te Shqiperise e propozon shkrimtarin Ismail Kadare per cmimin Nobel ne letersi. Kjo ka ndodhur edhe ne vitin 2006 kur ai kishte 70-vjetorin e lindjes.

Si u mor iniciativa per kete propozim
Me marrjen e nje kerkese nga Akademia e Nobelit ne si Akademi menduam ta bejme kete propozim. Ismail Kadare eshte akademik dhe e mban kete titull per jete. Mua si kryetar me takonte te beja nje propozim ne kryesi e cila u mblodh e diskutoi dhe me mbeshteti per te bere propozimin e kandidatures se Kadarese duke plotesuar te gjithe kerkesat qe kishin ata. Keshtu ne ndertuam nje dosje ku perfshime motivimin CV-ne dhe te dhena te tjera per aktivitetin e shkrimtarit sidomos ne keto vitet e fundit aktivitet duhet thene shume i gjere dhe i frytshem.

A mendoni se ky do te jete nje rast fatlum per marrjen e Nobelit
Meqenese ky propozim eshte bere edhe here te tjera shpresoj te jete ky rasti qe cmimi Nobel te vije ne Shqiperi. Per mua do te jete dyfish kenaqesi pasi propozimin e kam iniciuar une si kryetar i Akademise se Shkencave.

Eumlshte nisur dokumentacioni per ne Stokholm
Po eshte nisur. Ishte e nevojshme qe te nisej me poste dhe pasi e perfunduam dosjen e nisem. Besoj per pak dite mberrin ne Stokholm.
Ky propozim eshte i vlefshem per garen e Nobelit ne 2012
Po per kandidaturen e Nobelit 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›