Feith takon Lunacek, pret përkushtim të fortë për Kosovën
Lunacek është anëtare e Grupit Evropian të të Gjelbërve/Aleancës së Lirë në PE dhe do të jetë personi kryesor në Parlamentin Evropian për çështjet e Kosovës gjatë 5 viteve të ardhshme, duke e vazhduar punën e Joost Lagendijk, ish-raportuesi i PE-së për Kosovën.
“Parlamenti Evropian ka treguar përkushtim të fortë për Kosovën dhe perspektivën e saj të integrimit evropian. Ai ka përkrahje të rëndësishme për t’i dhënë Kosovës, posaçërisht për forcimin e Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve tjera demokratike. E përgëzoj Lunacek për mandatin e saj të ri dhe pres me padurim të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me Parlamentin Evropian për të mirën e qytetarëve të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë me ketë rast Feith. /Telegrafi/