Tadiç: Do të pengojmë njohjen e Kosovës
Tadiç ka thënë se Serbia duke pritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të bëjë çdo gjë për t’i dekurajuar shtetet që mendojnë të njohin pavarësinë e Kosovës. “Ne kemi treguar sukses të lartë diplomatik në muajt e kaluar, kur është pritur që me njohjet e shumta të Kosovës kjo çështje do të zgjidhej edhe pa vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, ka thënë Tadiç.
“Besoj se kemi arritur një sukses të konsiderueshëm diplomatik dhe jam i bindur se nuk do të këtë njohje masive, përkundër presioneve në planin ndërkombëtar që janë inercion i politikës së mëhershme të SHBA-ve”, ka thënë presidenti serb. (telegrafi/start)