E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademikët: Po politizohet 100-vjetori i Pavarësisë. Ismail Qemali po lihet totalisht jashtë

Share

Muzafer Korkuti

Katër muaj nga nisja e vitit që kremton 100-vjetorin e pavarësisë, akademikët sulmojnë ashpër mungesën e një vizioni mbi aktivitetet e kësaj ngjarje. Jorgo Bulo, anëtar i Akademisë së Shkencave, shprehet se deri tani fjala 100-vjetor po përdoret nga politika, pasi në fakt nuk ka as fonde e as një kalendar të saktë të kremtimit. Edhe nënkryetari i Akademisë, Muzafer Korkuti qëndron në të njëjtën linje. Duke shkuar me tej, ai shprehet se po lihet krejtësisht jashtë 100-vjetorit figura e Ismail Qemalit. Të dy akademikët shprehen të shqetësuar se 100-vjetori i Pavarësisë së vendit po kalon vetëm me retorikë boshe nga foltoret e politikanëve, pa asnjë aktivitetet serioz shkencor apo me gjerë, organizim i cili, sipas tyre duhet të ishte programuar që para pesë vitesh./Vizion plus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›