E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e vështirë ekonomike, vetëvritet efektivi i policisë në Tepelenë

Share

Një punonjës policie i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në Tepelenë. Efektivi i policisë i burgut të Bënçës, 46 vjeçari Ylli Elmazaj është vetëvrarë mbrëmjen e djeshme me armën e shërbimit, raporton Ora News.

Viktima është gjetur i vrarë në banesën e tij, në një pallat në lagjen”15 shtatori” në Tepelenë. Elmazaj ishte nga Ballshi, baba i 3 fëmijëve, ndërsa jetonte me qera në Tepelenë. Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se shkak i vetëvrasjes ka qenë gjendja jo e mirë ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›