E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalimi i tre gjyqtarëve nga Greqia, Haxhinasto: Nuk e kuptoj padurimin për të reaguar

Share

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka reaguar në lidhje me ndalimin e 3 gjyqtareve që dënuan kreun e OMONIA-s, Naum Disho me 1 vit burg për dhunim të varreve në Boboshticë, për të hyrë në Greqi. Haxhinasto ka thënë se nuk e kupton padurimin e mediave e politikanëve për të reaguar për këtë çështje, pasi sipas tij, i duhet lënë kohës.

Nuk e kuptoj këtë padurim që kanë disa organe të medias apo edhe disa politikanë. Ministria e Punëve të Jashtme ka mënyrat, procedurat diplomatike me të cilat ajo komunikon me Greqinë apo me çdo vend tjetër kur ka çështje të një natyre të tillë. Do të thoja dhe do të garantoja gjithkënd se, Ministria e Punëve të Jashtme, me marrjen e këtij informacioni dhe njohjen e problemit, ka filluar veprimet e saj respektive të cilat, do tja lemë kohës dhe do të shohim se sa efikase do të jenë, deklaroi Haxhinasto nga Brukseli, ku merr pjesë në një takim të NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›