E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Po betonizohet rëra. Prishjet, selektive

Aksioni i Ndërtimorëve në Qeparo

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka denoncuar sot betonizimin e brezit të rërës në mënyrë intensive në jug të vendit, ndërsa ka akuzuar strukturat e shtetit se po bëjnë prishje të objekteve në mënyrë selektive.

Gjatë një konference për shtyp nga selia e PBDNJ-së, Dule tha se betonizimi i rerës po bëhet me mbështetjen e autoritetit të Bashkisë së Himarës, strukturave të shtetit, etj.

Prishjet e objekteve ditën e sotme në Dhërmi, u shoqëruan me dhunë fizike, nga grupe civilësh të armatosur. Të gjitha këto ndodhin në periudhën festive  të Pashkës, duke shënuar edhe mosrespektim të riteve e zakoneve të minoritetit.- tha Dule.

PBDNJ shtoi më tej ai, është duke ndjekur nga afër situatën, dhe do të vejë në dijeni të gjithë organizmat ndërkombëtarë.

Inspektoriati Ndërtimor ka nisur prej pak ditësh prishjen e të gjitha objekteve pa leje në bregdetin e Himarës, ndërsa gjithsesi ka hasur në rezistencën e banorëve të cilët në raste të veçanta janë konfrontuar me punonjësit e shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›