E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademiku Selman Riza, plotësohet amaneti: Eshtrat e tij në Kosovë

"Mbetjet e një jete të truar dëshiroj të më prehen atje ku është atdheu im Kosova".Ky ka qënë amaneti i gjuhëtarit kosovar Selman Riza para vdekjes, i cili u plotësua në 100 vjetorin e tij të lindjes. Familjarë, akademikë ,shkrimtarë e politikanë kanë bërë homazhe për të nderuar gjuhëtarin Riza në ambjentet e Akademisë së Shkencave ,për rikëthimin e eshtrave të tij në Gjakovë. I pranishëm në homazh ka qënë edhe kryeministri Sali Berisha i cili vlerësoi lart figurën e gjuhëtarit duke e cilësuar atë ,ndër patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë.
Vlerësime të shumta kanë dhënë edhe akademikë të shkencave, akademiku dhe ish dekani I fakultetit Histori-Filologjisë Etem Likaj e ka quajtur Rizën përfaqësuesin më të denjë të gjuhës shqipe.
Eshtrat e Selman Rizës preheshin në Shqipëri që prej vdekjes së tij në 1988-ën. Ai ka qënë një ndër gjuhëtarët më të përndjekur politikisht në kohën e Italisë fashiste si dhe në Shqipërinë Komuniste. Prandaj ka qenë e vështirë që të gjitha dorëshkrimet e tij të botoheshin ,duke u censuruar nga diktaturat e kohës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›