E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, të paktën gjashtë viktima nga dy sulme me bomba

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur nga dy shpërthime bombash në shtetin e trazuar verilindor të Indisë Assam, deklaroi sot policia.
"Bombat e vendosura në biçikleta shpërthyen para një rajoni policie dhe një kompleksi tregtar në qytetin Nalbari, rreth 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit Dispur", deklaroi Jitmol Doley, zyrtar i lartë i policisë, në linjë telefonike për Reuters.
Policia deklaroi se separatistët e Frontit të Bashkuar për Lirinë e Asomit, (ULFA), janë përgjegjës për shpërthimet, por një lider i larët i rebelëve deklaroi në linje telefonike për një gazetë lokale dhe një kanal televiziv se grupi nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Shpërthimet vijnë pak pasi Nju Delhi deklaroi se qeveria do të garantojë sigurinë e jetës për liderët e lartë të rebeblëve, të cilët janë të gatshëm për bisedime dhe gjetjen e një zgjidhjeje aftagjatë për rebelimin mbi disa dhjetëvjeçar në këtë shtet të Indisë.
Forcat e sigurisë kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë në shtetin Assam, të pasur me çaj dhe naftë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›