Java kulturore në Tiranë
Koncert i muzikës popullore në TOB
Në datën 22 nëntor, ora 18:00, këngëtari Lekë Pecnikaj do të japë një koncert në sallën e Tetarit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Të ftuar për të performuar në këtë koncert janë edhe këngëtarët Fatmira Breçani, Irini Qirjako, Serahet Vishnja, Dionis Delia si dhe grupi i valleve i Ansamblit të Këngëve dhe
Valleve.
Të rinjtë rikthejnë Lorkën në teatër
"Shtëpia e Berndarda Albes" e Federiko Garsia Lorkës do të konkurrojë si premierë e festivalit të regjisorëve të rinj në 22 tetor, ora 19:00, në sallën e re të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Lorka rikthehet pas një mungese të gjatë në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar nën regjinë e të rinjve të festivalit të dramës. Kjo vepër e dramaturgut dhe poetit të shquar spanjoll është ngjitur për herë të parë në vitin 1961 në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në atë kohë në rolin e Bernarda Albes luante Marie Logoreci. Ngjarjet e dramës zhvillohen në Andaluzi. Nëntë aktore femra, me në krye personazhin e Bernarda Albes, luftojnë për dashurinë e një mashkulli.
“Parfumeria” e teatrit të të rinjve
Në datën 23 nëntor, ora 19:00, në sallën e re të Teatrit Kombëtar në Tiranë, jepet “Parfumeria”, pjesë teatrale e dramaturgut kosovar Haqif Mulliqi me regji të
Saimir Sinës. Komedia “Parfumeria” ka në role aktorët Saimir Sina dhe Spiro Duni, i cili nga regjisor ngjitet në skenë si aktor. Kjo vepër konkurron për çmim në edicionin e katërt të Festivalit të Teatrit për të Rinj.
"Banorët e shkallës nr. 5"
Në sallën e re të Teatrit Kombëtar, në datën 24 tetor, ora 19:00, jepet komedia "Banorët e shkallës nr. 5" e Kin Dushit, e cila rivihet në skenën e teatrit pas një mungese të gjatë.
Dejvis Muka, Albano Bogdo, Ermira Hysaj, Andi Begolli, Lisa Kujovska, Klodian Hoxha, Fredi Zeneli dhe Xheni Demi janë aktorët që luajnë në ketë komedinë.
Regjisore është Sonila Ulqinaku, pedagoge e Fjalës Artistike në Akademinë e Arteve, e cila e ka nxjerrë veprën e Dushit nga arkivat e Teatrit Kombëtar. Skenografia dhe kostumografia janë realizuar nga Klajd Kapidani dhe muzika nga Fabian Asllani. Në komedinë e Dushit, po ta interpretosh, bëhet fjalë për banorët e një shkalle pallati të survejuar dhe survejues. Të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, të gjithë vëzhgojnë njëri-tjetrin, të gjithë mohojnë nevojat e tyre për hir të asaj që tjetri mendon. Kjo vepër konkurron për çmim në edicionin e katërt të Festivalit të Teatrit për të Rinj.
Të rinjtë në “Fundi i lojës” së Becket-it
Në datën 25 nëntor, ora 19:00, në sallën e re të Teatrit Kombëtar në Tiranë, jepet drama “Fundi i lojës”, pjesë teatrale e dramaturgut irlandez Samuel Becket me regji të Elis Matajt. “Fundi i lojës” është një dramë me një akt dhe katër personazhe. Origjinali i saj është shkruar në frëngjisht dhe mbante titullin “Fin de partie”. Becket siç e kishte zakon e përktheu dramën vetë në anglisht. Drama për herë të parë u vu në skenë në frëngjisht në “Royal Court Theatre” në Londër.
Kamenica në Teatrin e Operës
Në datën 25 nëntor, ora 19:00, këngëtarja Viken Kamenica jep në Tetarin e Operës dhe Baletin në Tiranë një koncert të titulluar “Një album për miqtë”. Në piano luan Rudina Ciko. Në koncert marrin pjesë edhe Armaldo Kllogjeri dhe Dorina Selimaj.
Koncerte festive në Tiranë
Në datën 26 nëntor, ora 18:00, në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar në Tiranë, jepet një koncert festiv me rastin e 65-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë. Kurse në datën datë 28 nëntor, po me të njëjtin rast, jepet një koncert i madh festiv i quajtur “Përkujtimi” në Teatrin e Operës dhe Baletit, në orën 19:00.
Në këtë koncert marrin pjesë solistë, kori, orkestra, trupa e baletit, ansambli popullor dhe studentë të Akademisë së Arteve. Koreograf është Agron Aliaj, dirigjent kori Dritan Lumshi, dirigjentë të orkestrës janë Zhani Ciko, Edmond Doko dhe Ermir Krantja, ndërsa regjisor është Pali Kuke.
Çdo fundjavë me “E zonja e bujtinës”
Teatri i Metropolit në Tiranë shfaq çdo të enjte, premte, shtunë dhe të diel, ora 20:00, premierën e komedisë italiane me titull “E zonja e bujtinës”.
“E zonja e bujtinës” është komedia më moderne e reformatorit të teatrit italian Carlo Goldoni. Përballja e dy gjinive, e mashkullit dhe e femrës, e lashtë sa vetë jeta, është boshti qendror i konfliktit të kësaj vepre. Goldoni si mjeshtër i madh i karaktereve, ka pikturuar Evën dhe Adamin me një kolorit shumë modern. Në një kohë kur femra ishte e dhunuar nga arroganca mashkullore, ai ngre lart figurën e Mirandoines, protagonistes kryesore të veprës, si një ftesë për emancipimin e një shoqërie tejet patriarkale. Komedia vjen nën regjinë e Ervin Çulit dhe nën interpretimin e aktorëve Eni Jani, Fatos Sela, Genci Fuga, Arben Spahia, Adelina Muça, Ermonela Alikaj Plasari dhe Genti Deçka. Skenografe është Herolinda Koçllari, ndërsa piktore Albana Rexha.